Konsumimi i specave djegës në shtatzani mund të ketë disa përfitime, por është mirë të mos e tejkalosh masën. Megjithëse disa shprehen kundër konsumimit të ushqimve që përmbajnë erëza në shtatzani, por në përgjithësi specin djegës mund ta konsumoni.
Natyrisht që duhet ta merrni në sasitë e duhura. Disa studime kanë treguar se kur speci djegës konsumohet në mënyrë të moderuar nuk ka asnjë efekt negativ.
Përfitimet e specit djegës në shtatzani
Nëse konsumohet në doza të vogla, mund të ketë disa përfitime për shtatzaninë. Ky spec është e çmuar për shkak se është një burim i shkëlqyer i vitaminës C, A dhe B. Ka në përmbajtje të tij beta-karotenë dhe minerale të tilla si kalium, hekur dhe magnez. Këto elemente ushqyese janë esenciale për mirëqenien e gruas shtatzënë dhe zhvillimin dhe rritjen e fetusit.
Përveç kësaj, në bazë të studimeve shkencore mbi capsaicin substancë që gjendet tek specat djegës janë zbuluar antibakterialë, anti-diabetikë, analgjezikë dhe madje anti-kancerogjene.
Këto substanca janë të pasura me antioksidantë që parandalojnë formimin e radikaleve të lira. Speci djegës është një aleat i madh për qarkullimin e gjakut dhe dhimbje të muskujve, ndihmon tretjen dhe stimulon krijimin e acideve biliare. Por jo të gjithë bien dakord mbi përfitimet e konsumimit të specit djegës gjatë shtatzënisë.
Ka nga ata që thonë se speci djegës stimulon kontraktimet para kohe, duke shkaktuar lindje të parakohshme. Në disa raste, përdorimi i tepërt mund të çojë edhe në abort. Megjithatë, këto janë hipoteza që deri më tani, nuk janë konfirmuar nga studimet zyrtare. Megjithatë mund të ketë edhe komplikime të tilla si: urth, të vjella. Probleme me zorrët dhe acarim të mukozës gastrike.
Lexo edhe: A mund te konsumojme speca gjate shtatzanise?
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu