3 ushtrime të thjeshta që ju lehtësojnë dhimbjen e shpinës gjatë shtatzanisë!

Jeni duke pritur një bebe për herë të parë dhe përballeni me dhimbje të papërballueshme? Shumica e grave shpesh ankohen për dhimbjet e shpinës në faza të ndryshme të shtatzanisë së tyre.




0 0

Përvec faktit se palca kurrizore mund të jetë e ndjeshme ndaj dhimbjes, ka disa shkaqe të tjera pse mund t’ju dhembë shpina dhe ato janë:

  • Prodhimi i hormoneve të tilla si laktogen-it placental, estrogjeni dhe progesteroe i bëjnë nyjet tuaja më pak të forta gjatë shtatzanisë.
  • Ju shtoni dukshëm në peshë, mesatarisht 14 kg dhe kjo peshë shpërndahet rreth zonës së barkut.
  • Rritet tendosja për shkak të mënyrës së qëndrimit, kjo pasi trupi juaj pëson ndryshime me qendrën e gravitetit
  • Ka një akumulim të stresit në pjesët delikate të trupit, për shkak të ndryshimeve në zonën e legenit.

Ndërsa foshnja rritet brenda jush, muskujt e barkut tendosen dhe priren të bëhen të dobët.

Dhimbja e shpinës mund të largohet me lehtësi. Ka disa mënyra të thjeshta me të cilat mund të filloni të kujdeseni për shpinën tuaj.

Disa lëvizje të lehta për të lehtësuar dhimbjet e forta gjatë shtatzënisë

  1. Rrotullimi i belit. Duke punuar me belin gjatë shtatzanisë ju ndihmon të fokusoheni në forcimin e muskujve abdominale të trupit dhe zonës së legenit.
  • Për ta bërë këtë ju duhet të merrni një llastik në të cilin të vendosni këmbën tuaj të majtë dhe të dyja këmbët t’i mbani të hapura me njëra-tjetrën.
  • Pastaj duke mbajtur dorezat e llastikut me të dyja duart në lartësinë e gjoksit, rrotulloni supet tuaja në të majtë.
  • Bëjeni këtë ushtrim me butësi ndërsa vazhdoni të tërhiqni llastikun në anën e djathtë.
  • Bëjeni ushtrimin për të paktën dhjetë herë, dhe pastaj përsëriteni me këmbën tjetër në llastikun (llastiku duhet të jetë si tub).
  1. Ushtrimet me mbajtjen e peshave në duar
  • Qëndroni me këmbët tuaja të hapura në gjatësinë e një hapi, në mënyrë të tillë që këmba e djathtë të jetë përpara të majtës.
  • Duke mbajtur një peshë në secilën dorë (rreth 2 ose katër 4 kg), përkuluni përpara derisa të mund të përkulni shpinën.
  • Krahët tuaj duhet të jenë të shtrirë.
  • Ngrihuni në pozicionin e fillimit (drejt) duke mbajtur shpinën tuaj drejt (pa e përkulur).
  • Ulini peshat drejt gjunjve tuaj dhe më pas ngrijini lart.

Përsëriteni 5 herë, pastaj bëjeni sërish duke nxjerrë këmbën e majtë para së djathtës.

  1. Pozicioni i trekëndëshit

Ky pozicion ndihmon në forcimin e muskujve të legenit, kofshëve, dhe shpinës, ndërsa tonifikon gjunjët dhe këmbët. Gjithashtu ndihmon në stimulimin e organeve të kraharorit, duke përmirësuar metabolizmin.

  • Qëndroni me këmbët e hapura nga njëra-tjetra. Kthejeni këmbën e majtë pak në drejtim djathtas nga brenda. Këmba juaj e djathtë duhet të jetë e kthyer nga jashtë dhe të bëjë një kënd 90 gradë me këmbën e majtë.
  • Ngrini krahët deri në lartësinë e shpatullave në mënyrë të tillë që pëllëmbët tuaja të jenë përballë dyshemesë.
  • Përkuluni para me legenin drejt këmbës së djathtë. Kjo përkulje duhet të jetë e drejtë dhe ju duhet të përkuleni nga nyja e legenit dhe jo nga beli. Qëndroni pa lëvizur në këtë pozicion.

Përveç ushtrimeve, duhet të keni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, të jeni të rrethuar nga njerëz dhe një mjedis miqësor, të minimizoni stresin, të flini mjaftueshëm dhe të qëndroni të hidratura. Këta faktorë, kontribuojnë në minimizimin e dhimbjeve të shpinës gjatë shtatzanisë dhe pas saj.

Lexo edhe: 8 ushtrime efektive për të nxitur lindjen natyrale






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X