8 këshilla për të reduktuar dhimbjen në brinjë gjatë shtatzënisë

0 0

Shtatzënia ndryshon trupin tuaj në disa mënyra që nuk i  keni përjetuar më parë. Disa ndryshime mund të përbëjnë një kërcënim për foshnjën, ndërsa disa të tjera mund të jenë shqetësuese për pak kohë.

Një problem i tillë shqetësues është dhimbja e brinjëve, e cila zakonisht ndihet  gjatë tremujorit të tretë. Ndonëse dhimbja nuk ka ndonjë efekt anësor, vendndodhja e dhimbjes mund t’ju bëjë të shqetësoheni. Por nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

Si është dhimbja e brinjëve gjatë shtatzënisë?

Kur ndieni këtë lloj dhimbje ju duket sikur brinjët tuaja janë të zhvendosura ose të ndrydhura. Edhe pse nuk ndodh asgjë gjatë kësaj dhimbje, vendi mund të ndihet pak i butë kur e prekni dhe ju përjetoni dhimbje kur uleni, lëvizni ose përkuleni para.

Ju gjithashtu do të përjetoni dhimbje gjatë kollitjes, frymëmarrjes së thellë, kur qeshni ose tështini. Dhimbja mund të shfaqet në kohë të ndryshme dhe intensiteti gjithashtu ndryshon nga e dhimbja e durueshme deri tek ajo e padurueshmja.

Zakonisht, dhimbja e brinjëve nuk shkakton ndonjë dëm për nënën ose fetusin. Dhimbja dhe sikleti do të zhduken automatikisht pas lindjes së foshnjës.

Kur e ndjeni dhimbjen e brinjëve  gjatë shtatzënisë?

Në javët e fundit të shtatzënisë, kur foshnja është pothuajse gati, mund të ndiheni sikur nuk ka vend në pjesën e sipërme të barkut. Ndërsa mitra rritet dhe ushtron trysni mbi organet e brendshme, ju do të përjetoni dhimbje në brinjë.

Dhimbja ndihet zakonisht në fund të tremujorit të dytë dhe gjatë tremujorit të tretë derisa foshnja fillon të zbresë në rajonin e legenit afër datës së lindjes.

A është e rrezikshme kjo lloj dhimbjeje?

Dhimbja e brinjëve mund të jetë e rrezikshme nëse nuk i keni kushtuar vëmendje shëndetit tuaj para shtatzënisë. Çdo problem kronik që kishit para shtatzënisë mund të përkeqësohet tani.

Dhimbja në brinjën e djathtë mund të jetë një shenjë e çrregullimeve hepatologjike (që përfshijnë sëmundjen e mëlçisë, inflamacionin e fshikëzës së tëmthit dhe pneumoninë e djathtë).

Dhimbja që shfaqet në brinjën e majtë mund të jetë një shenjë e ulcerës, gastritit, çrregullimeve të traktit gastrointestinal, pneumonisë së majtë dhe herni diafragmatike.

Mund të ketë edhe arsye të tjera për dhimbjen e brinjëve gjatë shtatzanisë.

Çfarë e shkakton dhimbjen e brinjëve gjatë shtatzanisë?

  1. Foshnja që rritet dhe mitra. Ndërsa foshnja rritet, mitra zgjerohet duke zënë më shumë hapësirë në bark. Dhe kështu vjen në një fazë ku të gjitha organet shtyhen drejt brinjëve, duke krijuar presion në muskuj dhe duke e bërë të vështirë frymëmarrjen. Nënat që kanë fëmijë me permasa të mëdha mund të përjetojnë edhe thyerje apo fraktura të brinjëve gjatë shtatzënisë.
  2. Lëvizjet e foshnjës dhe pozicioni brenda mitrës: Pozicioni dhe lëvizja e foshnjës do të vendosin presion të vazhdueshëm mbi brinjë, duke krijuar siklet dhe dhimbj. Frekuenca e lëvizjeve rritet çdo ditë, duke u bërë më e shpeshtë dhe më e forte. Gjithashtu, pozicioni i fërkimit të fetusit do të vendosë presion shtesë mbi kafazin e brinjësve duke shkaktuar dhimbje.
  3. Rritja e madhësisë së gjinjve. Ndërsa gjinjtë rriten, pesha e tyre vë më shumë presion në kafazin e brinjëve dhe në pjesën e poshtme të shpinës. Kjo jo vetëm që ndikon në qëndrimin tuaj por ndikon edhe në shpatulla duke shkaktuar dhimbje në brinjë dhe në shpinë.
  4. Infeksionet e traktit urinar: Dhimbja e brinjëve është një nga efektet e infeksionit në traktin urinar. Kur ky infeksion kalon në veshka shkakton një ndjesi djegieje dhe rrit frekuencën e urinimit, duke shkaktuar dhimbje dhe siklet në brinjë.
  5. Ndryshimet hormonale: Hormonet e relaksinës dhe progesteronit ndikojnë në të gjitha muskujt, në ligamentet dhe nyjet e zonës së legenit dhe shtyllës kurrizore. Prandaj, kjo çon në dhimbje brinjësh dhe shpine.

Disa arsye të tjera për dhimbjen e brinjëve gjatë shtatzanisë mund të jenë:

  • Traumat dhe plagët që çojnë në thyerjen ose plasaritjen e brinjëve.
  • Hernie diskale
  • Osteoartriti
  • Osteokondrosis, një problem që ndikon në përparimin e rritjes së kockave
  • Sëmundja e Tietzes, një çrregullim muskulo-skeletal
  • Mialgia ose dhimbja e muskujve
  • Formim malinj në gjoks
  • Dhimbje të ndryshme në zemër të shkaktuara nga infarkt miokardi dhe ishemi

Pavarësisht nga që po e shkakton, dhimbja e brinjëve nuk duhet të injorohet. Bisedoni me mjekun tuaj për të qenë të sigurta se kjo dhimbje nuk është e dëmshme.

Kontaktoni mjekun tuaj menjëherë nëse simptomat e mëposhtme shoqërojnë dhimbjen e brinjëve:

  • Të përziera
  • Dhimbje koke
  • Marrje mendsh
  • Lotim në sy

Dhimbja e brinjëve  gjatë shtatzënisë zakonisht zhduket pasi mitra zbret në javët e fundit të shtatzënisë. Kur shtatzënia vjen afër afatit të caktuar për lindje, hapësira në rajonin e barkut rritet dhe presioni nën brinjë zvogëlohet.

Çfarë mund të bëni për të lehtësuar dhimbjen e brinjëve gjatë shtatzënisë?

Megjithëse nuk ka shërim për këtë dhimbje, mund të marrësh disa masa për lehtësim të përkohshëm.

1.Vishni rroba të lirshme: Shmangni rrobat e shtrënguara, pasi shtojnë presionin dhe acarojnë dhimbjen e brinjës. Vishni rroba të lirshme që janë të rehatshme dhe më të lehta për të marrë frymë.

2.Mbështetuni në kurriz. Dhimbja e kurrizit përkeqësohet kur qëndroni e anuar përpara. Pra, përpiquni të mbani qëndrimin tuaj duke u mbështetur prapa. Shtrirja mbrapa zgjeron hapësirën në bark dhe lehtëson tendosjen në muskujt e kafazit të brinjës dhe në pjesën e poshtme të shpinës.

3.Përdorni jastëkët për ndihmë: Përdorni jastëkët për t’u mbështetur për të hequr tendosjen nga muskujt e brinjës.

4.Bëni pushime të shkurtra. Mos qëndroni në të njëjtën pozicion të ulur ose në këmbë për një kohë të gjatë. Lëvizni përreth, bëni shëtitje të shkurtra ose bëni stërvitje të buta.

5.Merrni një masazh: Kërkojini partnerit tuaj për masazh në brinjë për të ndihmuar në lehtësimin e stresit të muskujve dhe tensionit.

6.Banjë me ujë të ngrohtë: Nëse bëni një dush të ngrohtë do të qetësoni dhe relaksoni dhimbjen e muskujve. Kështu do të lehtësoheni edhe për dhimbjen e brinjëve.

7..Mbani mbështetëse të posaçme si jastëkë, batanije etj.

8.Ushtrime. Bëni ushtrime të lehta si yoga dhe not.

A mund të parandalohet dhimbja e brinjëve gjatë shtatzanisë?

Po, ju do të jeni në gjendje të parandaloni dhimbjen e brinjëve në disa raste, duke qëndruar aktive dhe duke bërë ushtrime të lehta. Ushtrimi parandalon shtimin në peshë, gjë që mund të ndikojë në dhimbjen e brinjëve.

Ju gjithashtu duhet të konsumoni një dietë të ekuilibruar dhe të ndiqni një mënyrë jetese të shëndetshme.

Lexo edhe : Çfare e shkakton dhimbjen e kerthizes gjate shtatzenise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X