Ushtrimet për gratë shtatzëna sjellin shumë përfitime, por thjesht duhet të shmangni stërvitjet me intensitet të lartë.
2 orë e gjysmë ushtrime në javë
Një studim i ri ka zbuluar se ushtrimet gjatë shtatzënisë mund të mbrojnë pasardhësit nga obeziteti më vonë, gjatë jetës. Të paktën 150 minuta aktivitet i moderuar në një javë, bazuar në nivelin e përshtatshmërisë dhe rehatisë, këshillohet gjatë shtatzënisë. Por studiuesit rekomandojnë marrjen e këshillave mjekësore, veçanërisht për gratë me probleme shëndetësore në shtatzëni.
Dëgjoni trupin tuaj
Studiuesit këshillojnë mbajtjen e aktivitetit normal për sa kohë që shtatzënia është e rehatshme. Një udhëzues i përgjithshëm është se gratë duhet të shmangin çdo ushtrim që i lë pa frymë. Ata theksojnë gjithashtu rëndësinë e pushimeve dhe ditëve të pushimit, duke thënë: “Ju mund të mos jeni në gjendje të bëni ushtrime njëlloj siç mund të keni bërë dikur”.
Mbani ritmin e ulët të ushtrimeve
Ju nuk duhet të keni frikë të jeni aktive por sportet e kontaktit si kickboxing ose xhudo duhet të shmangen. Kjo nuk është periudha e duhur për stërvitje të çmendura me intensitet të lartë. Kamilla Lister, një trajnere personale, e specializuar për stërvitjen para lindjes dhe pas lindjes, thotë se ka shumë ide të gabuara në lidhje me atë që mund dhe nuk mund të bëhet siç duhet gjatë shtatzënisë, që nuk vlejnë njësoj për të gjitha gratë kështu që ju duhen këshillat mjekësore.
Mësoni të përshtatni rutinën tuaj
Jo vetëm që secila shtatzëni është e ndryshme, por trupi mund të ndihet krejtësisht ndryshe nga një ditë në tjetrën. Trajnerët thonë se duhet ta përdorni forcën që keni për t’u përgatitur për ndryshimet fizike të shtatzënisë. Gjatë shtatzënisë nyjet tuaja bëhen më të lira dhe qendra juaj e gravitetit ndryshon, që do të thotë që mund të jeni më të prirura për tendosje ose përçarje të muskujve. Disa trajnerë rekomandojnë përfshirjen e ushtrimeve të stomakut për të forcuar muskujt e barkut, të cilat mund të ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen e shpinës, si dhe ushtrimet në dysheme të legenit.
Mos e krahaso veten me gratë e tjera
Sipas studiuesve gratë shtatzëna duke ndarë mendimet e tyre me njëra-tjetrën në rrjetet sociale, nxisin frekuentimin e palestrës gjatë shtatzënisë. Por duhet të bëni kujdes që të mos ndiqni programin e dikujt tjetër. Në rast se sapo keni filluar një aktivitet fizik, qoftë ky noti apo vrapi, nuk duhet të bëni më shumë se sa 15 minuta, tre herë në javë.
Lexo edhe: 8 ushtrime efektive per te nxitur lindjen natyrale
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu