8 ushtrime efektive për të nxitur lindjen natyrale

0 0

Lindja e një fëmije konsiderohet si një rilindje për çdo grua kryesisht për shkak të dhimbjes që ajo kalon gjatë lindjes. Si ta bësh më pak të dhimbshëm këtë proces? Ju mund të zvogëloni traumën duke bërë ushtrime gjatë shtatzënisë tuaj.

Më poshtë ju tregojmë disa nga ushtrimet që mund të bëni për të nxitur lindjen natyrale dhe të ndihmoni trupin tuaj të jetë gati për sjelljen në jetë të fëmijës.

  1. Lëvizja e legenit. Ky ushtrim konsiderohet stërvitja më e mirë që nxit lindjen në mënyrë natyrale. Është një ushtrim shumë i thjeshtë dhe mund të bëhet pa problem edhe në shtëpi. Thjesht shtrihuni në shpinë dhe mbani gjunjët të ngritura, ndërsa këmbët tuaja në dysheme. Vendosni pjesën e legenit në dysheme dhe më pas lëvizeni atë ngadalë për lart. Mbajeni ashtu për 10 sekonda dhe më pas rikthehuni në pozicionin fillestar, me kujdes. Ky ushtrim, kur bëhet dy herë në ditë me nga 10 minuta, mund të ndihmojë muskujt tuaj të legenit të jenë gati për lindje.
  2. Mbështetja. Topi “i lindjes” do t’ju shpëtojë gjatë periudhës së shtatzënisë por edhe do t’ju ndihmojë të kaloni lindjen lehtë dhe në mënyrë natyrale. Sigurohuni që të keni një instruktor profesional qe t’ju udhëzojë në çdo kohë. Duke u mbështetur në një top të tillë mund të ushtroni presion mbi muskujt e poshtëm dhe muskujt e legenit dhe kjo do t’ju ndihmojnë të jeni gati për lindje.

3.Bëni squat. “Squats” janë ushtrimi më i mirë dhe ndoshta një mënyrë e pagabueshme për të filluar lindjen. Kjo sepse ky ushtrim ndihmon si pasojë e forcës së gravitetit të ushtruar tek fëmija juaj dhe tenton ta shtyjë atë poshtë, duke nxitur kështu lindjen e natyrshme. Nëse jeni të shqetësuara për reagimin që mund të ketë në publik, këto ushtrime mund të zgjidhni që t’i bëni edhe në shtëpi.

4.Ecja. Ndoshta ju duket e pabesueshme por thjesht duke ecur çdo ditë mund të keni shumë përfitime për trupin tuaj, dhe ky ushtrim aerobik me ndikim të ulët është mënyra e përsosur për të nxitur lindjen natyrale. Besohet se ecja mund të jetë veçanërisht e dobishme në nxitjen e kontraktimit të mitrës tek gratë që mund t’u jetë këshilluar regjim shtrati ose që nuk kanë kryer asnjë aktivitet fizik. Ecja besohet se ndihmon fëmijën tuaj të zbresë në pjesën e poshtme të mitrës dhe ndihmon zgjerimin e qafës së mitrës, duke e bërë gati për lindje.

4

5.Ushtrime kegel. Ushtrimet e tilla që njihen si ushtrime të legenit nuk janë vetëm për ata që nuk përmbajnë dot urinën por mund të bëjnë mrekulli edhe për gratë që duan të lindin. Ushtrimet kegel punojnë me muskujt e legenit dhe ato që ju përshtaten mund t’i zhvilloni për rreth 10-15 minuta në ditë.

6.Flutura. Ky ushtrim i thjeshtë forcon muskujt e shpinës, kofshëve dhe legenit. Ai mban fleksibël indet në këto zona, lehtëson rrjedhjen e gjakut në këtë pjesë të trupit dhe lehtëson lindjen. Gjithçka që duhet të bëni është të uleni në dysheme dhe të bashkoni këmbët tuaja si në foto. Pastaj duke përdorur bërrylat tuaja, shtypni të dy gjunjët butësisht në drejtim të dyshemesë për të ndjerë shtrirjen në pjesën e brendshme të kofshëve. Mund të përdorni një mur për të mbështetur shpinën. Qëndroni në këtë pozicion për 10 deri në 15 sekonda dhe përsëriteni atë 5 deri në 10 herë.

 

7.Zgjatjet. Zgjatjet janë një mënyrë tjetër shumë e mirë për të nxitur lindjen natyrale. Qëndroni me dy këmbët tuaja të bashkuara dhe bëni një hap të madh përpara. Poziciononi një këmbë përpara ndërsa këmbën tjetër pas dhe bëni ushtrimin si në videon e mëposhtme:

8.Ngjitja e shkallëve. Ngjitja e shkallëve, me ngadalë mund t’ju ndihmojë të bëni një lindje të sigurt. Ky ushtrim do të rrisë rrahjet e zemrës dhe emocionet e bëjnë kokën e fëmijës që të bjerë në kanalin e lindjes. Gjithashtu pjesa e legenit hapet dhe shtyn në qafën e mitrës duke lehtësuar zgjerimin. Pas të gjitha këtyre fillojnë kotraktimet dhe ju jeni gati për lindjen.

Lexo edhe: Mitet per ushtrimet fizike ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X