Testimi i proteinave në urinën tuaj (proteinuria) është një test rutinë që mjeku juaj do të bëjë në çdo vizitë.
Sasi të vogla të proteinave në urinën tuaj janë të zakonshme në shtatzëni. Kjo mund të ndodhë për një numër arsyesh. Ndoshta do të thotë që veshkat tuaja po punojnë më shumë tani që jeni shtatzënë.
Ka një shans që kampioni mund të ndotet nga sekrecionet nga vagina.
Proteina në urinën tuaj gjithashtu mund të nënkuptojë se trupi juaj është duke luftuar një infeksion të vogël. Për këtë nevojiten kontrolle për ta vërtetuar dhe nëse rezulton kështu, mund të merrni antibiotikë të lejueshëm në shtatzani.
Koha më e rëndësishme kur sasia e proteinave në urinë do të mbahet nën kontroll është gjysma e dytë e shtatzanisë, pasi është më i lartë rreziku i para-eklampsisë, një gjendje potencialisht serioze.
Mendohet se preeklampsia shkaktohet nga placenta që nuk punon siç duhet. Mund të rrisë tensionin tuaj të gjakut dhe të ndikojë në mënyrën si veshkat filtrojnë gjakun. Proteina të larta në urinë së bashku me presionin e lartë të gjakut mund të jenë shenjë e pre-eklampsisë.
Jini të vëmendshme për simptomat e tjera të pre-eklampsisë nga mesi i shtatzënisë, duke përfshirë:
- Dhimbje koke e fortë;
- Probleme me shikimin;
- Dhimbje të forta vetëm nën brinjë;
- Të vjella;
- Enjtje e papritur e fytyrës, duarve ose këmbëve.
Lexo edhe: Albumina ne shtatzani, vlerat e larta ne urine dhe kur duhet te shqetesoheni
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu