Mund të jetë e vështirë të njihen dhimbjet e lindjes, veçanërisht nëse është shtatzënia e parë. Por sigurisht që nëna duhet t’i njohë në mënyrë që të dijë se ajo që ndjen është diçka që nuk lidhet me dhimbjet e vërteta.
Ndërsa kontraktimet mund të ndryshojnë. Ka simptoma të ndryshme për secilën fazë të shtatzanisë.
Llojet e kontraktimeve
Shtatzania mund të ndryshojë shumë sidomos në nivelet e dhimbjes që nëna ndjen. Asnjëherë shtatzanitë nuk janë njëlloj.
Por, duke i njohur më mirë kontraktimet, gruaja shtatzënë ndihet më e përgatitur.
Kontraktimet Braxton-Hicks
Kontraktimet e parregullta mund të jenë një shenjë e kontraktimeve Braxton-Hicks. Këto kontraktime tregojnë se akoma nuk kanë filluar kontraktimet për lindjen.
Disa nga shenjat kryesore të kontraktimeve “Braxton-Hicks”:
- Kontraktimet që nuk rriten me intensitet;
- Kontraktimet e parregullta;
- Janë më shumë ndjesi të pakëndshme sesa të dhimbshme;
- Janë kontraktime në zonën e gjoksit;
- Kur ndjeni këto lloj kontraktimesh duhet të ecni sa më shumë;
- Kontraktimet Braxton-Hicks mund të ndodhin në fillim të javës së 6-të, por zakonisht janë më të theksuara gjatë tremujorit të dytë ose të tretë.
Disa gra mund të mos jenë në dijeni të këtyre kontraktimeve deri në tremujorin e tretë.
Kontraktime prodromale
Këto lloj kontraktimesh një grua shtatzënë i përjeton gjatë javëve, ditëve ose orëve të kontraktimeve të vërteta të lindjes.
Këto kontraktime shpesh janë më të forta, më të rregullta dhe nganjëherë më të gjata se ato të “Braxton-Hicks”. Mos harroni se nuk janë të vërtetat. Fuqia e këtyre dhimbjeve mund ta ndihmojë foshnjën të lëvizë në pozicionin e duhur për të lindur.
Disa nga simptomat e këtyre kontraktimeve:
- Dhimbje në pjesën e poshtme dhe kontraktimet nuk ngjiten lart
- Kontraktime të forta
- Kontraktimet prodromale nuk janë aq të forta sa të zgjerojnë qafën e mitrës. Kjo është mënyra se si mjekët i dallojnë kontraktimet prodromale nga ato të kontraktimeve të vërteta.
- Më pas është një lloj tjetër (kontraktimi?) gjatë së cilës fillon zgjerimi i mitrës, zakonisht midis 0 dhe 6 centimetra (cm). Hapja e plotë e qafës së mitrës është rreth 10 cm, që zakonisht është e mjaftueshme për të kaluar fëmija.
- Gratë që kanë kaluar një shtatzani kanë përvoja të ndryshme në lidhje me kontraktimet.
Disa nga simptomat mund të jenë:
- Dhimbje shpine;
- Vështirësi në frymëmarrje;
- Presion në pjesën e legenit;
- Dhimbje që fillon në pjesën mbrapa dhe pastaj në atë përpara;
- Dhimbje shumë të forta.
Teksa shkon afati i fundit për të lindur kontraktimet zgjasin zakonisht 45 deri në 60 sekonda. Në këtë fazë gruaja duhet të përgatitet për të shkuar në spital për të lindur.
Lexo edhe: Si mund te stimulohen kontraktimet
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu