Çfarë duhet të bëni nëse gjatë muajit të gjashtë të shtatzanisë keni kontraktime shqetësuese? Kur këto kontraktime janë të dyshimta? Gjatë muajit të gjashtë të shtatzanisë, mund të filloni të ndieni dhimbje më të theksuara poshtë barkut.
Këto janë kontraktimet e mitrës. Zakonisht jane te lehta, kryesisht të shkaktuara nga lëvizjet e foshnjës. Nëse kontraktimet janë të parregullta dhe jo të dhimbshme, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është një fenomen fiziologjik, i përcaktuar shpesh nga një lëvizje e papritur e nënës.
Gjithashtu mund të ndodhin kur jeni shumë e lodhur, veçanërisht në mbrëmje. Në këto raste duhet të pini shumë ujë, të relaksoheni dhe të merrni frymë thellë. Ndryshimi i pozicionit gjithashtu ndihmon në lehtësimin e shqetësimit. Nëse ndieni kontraktimet gjatë uljes, mund të provoni, për shembull, të ngriheni dhe të ecni pak. Nëse kontraktimet ndodhin gjatë ecjes, është mirë të uleni dhe të shihni nëse do bëheni më mirë.
Por kur janë të dyshimta këto kontraktime?
Normalisht që duhet të konsultoheni me gjinekologun pavarësisht se këto kontraktime ndodhin nga lëvizjet e fetusit apo të ndryshimeve të pozicionit. Kur frekuenca, kohëzgjatja dhe intensiteti i kontraktimeve mbeten për disa orë te pandryshuara është koha për të shkuar në spital.
Gjithashtu është e domosdoshme të kontaktoni mjekun nëse ndodh gjakderdhja vaginale ose humbja e vazhdueshme e lëngjeve. Kontraktimet duhet të jenë të dyshimta edhe nëse fetusi lëviz më pak se zakonisht, pasi ka nisur të fillojë rregullisht (p.sh. nëse nuk ndien të paktën dhjetë lëvizje brenda dy orëve). Është e rëndësishme që vazhdimisht të monitorohet kohëzgjatja dhe frekuenca e çdo kontraktimi.
Në shumicën e rasteve nuk është e nenvojshme që të shkoni menjëherë në spital, por mund të kontaktoni me gjinekologun që nga shtëpia për të kuptuar se nga se ju vjen.
Lexo edhe: Kontraktimet gjate shtatzanise ne muajin e 4
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu