Kohët e fundit gjithnjë edhe më shumë femrat zgjedhin të bëhen nëna pas moshës 35 vjeç. Si rezultat i kësaj çifti vendos të ketë fëmijë në një kohë të shkurtër nga njëri- tjetri. Por një ndër shqetësimet e nënave është në lidhje me qumështin e gjirit.
A mund të ushqej fëmijën me qumësht gjjiri ndërkohë që jam shtatzënë dhe pres një fëmijë tjetër?
Frika gjithmonë është për fetusin që ndodhet brenda në bark. Ushqyerja me gji kërkon një kujdes të veçantë si në ushqime ashtu edhe në pije.
A mund të kemi kontraktime në mitër të cilat mund të stimulohen nga thithja?
Mund ta dëmtojë ushqyerja me gji fetusin, duke rritur kështu rrezikun e lindjes së parakohshme apo ndonjë abort të mundshëm?
Në të vërtetë nuk ka prova shkencore që lidhin ushqyerjen me gji me problemet ose rreziqet ndaj shtatzënisë aktuale. Gjinekologët dhe obstetërët nuk e ndalojnë gruan shtatzënë të ushqejë fëmijën e saj, me përjashtim të disa rasteve specifike. Megjithatë, duhet të merren masa paraprake.
Për problemin e kontraktimeve të stimuluara nga thithja e qumështit, ekspertët tregojnë se këto janë tërësisht fiziologjike, siç janë ato të shkaktuara nga marrëdhëniet seksuale. Për më tepër, që gruaja shtatzënë ka nevojë për më shumë lëndë ushqyese, por një dietë mesdhetare do ta ndihmojë atë të mbajë vlerat normale.
Një ndryshim i zbuluar nga kujdesi shëndetësor ka të bëjë me përbërjen dhe shijen e qumështit që gjatë shtatzanisë mund të pësojë ndryshime. Rreth javës së katërmbëdhjetë të shtatzënisë mund të ketë një rënie në sasinë e qumështit të prodhuar. Kjo për shkak se qumështi i pjekur, në saje të progesteronit të prodhuar nga placenta, i cili është shumë i rëndësishëm për fëmijën në lindje. Më vonë prodhimi mund të rritet, sidomos në procesin e lindjes.
Rastet në të cilat nëna nuk lejohet të ushqejë fëmijën me gji ndërkohë që është shtatzanë janë:
Kur dokori e ka paralajmëruar për mundësinë e një aborti
Kur rrezikon lindje të parakohshme
Kur ka një humbje të konsiderueshme në peshë
Kur ka gjakderdhje
Apo kur shtatzania e saj është me binjakë.
Lexo edhe: Ushqyerja me gji shpeton jete
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu