Në muajin e shtatë të shtatzënisë kontraktimet ndjehen shumë.
Por si t’i dallojmë kontraktimet e rreme nga ato të lindjes:
Në muajin e shtatë të shtatzënisë, data e lindjes po bëhet gjithnjë e më e afërt dhe mund të ndieni kontraktime të lehta, të cilat bëhen më të shpeshta nga java e njëzet e shtatë. Megjithatë, para se të shkoni në spital, është mirë të siguroheni.
Por ja si të dalloni kontraktimet e rreme nga ato të lindjes së vërtetë:
Kontraktimet e parregullta në muajin e shtatë
Kontraktimet e rreme ndryshojnë nga kontraktimet e vërteta sepse nuk kanë pasazhe të rregullta dhe nuk ndryshojnë në frekuencë dhe intensitet. Në tremujorin e dytë dhe të tretë, kontraktimet e rreme janë një fenomen fiziologjik i përgatitjes së lindjes që shkakton stomaku kur ngurtësohet. Duke qenë një muskul, ndodh që mitra mund të kontraktohet, sidomos në periudha të veçanta të shtatzanisë, si muaji i shtatë, kur fëmija e ka dyfishuar peshën dhe lëviz shumë.
Ndryshe nga kontraktimet që karakterizojnë lodhjen nga ndonjë punë, këto të rremet nuk janë shumë të dhimbshme. Përveç kësaj, ato nuk tregojnë simptomat që parashikon plasja e ujërave.
Kur shfaqen zakonisht kontraktimet e rreme?
Në shumicën e rasteve kontraktimet e rreme shfaqen pasditen vonë ose natën. Mund të zgjasin nga 30 deri në 60 sekonda. Nëse këto kontraktime po ndodhin shpesh në muajin e shtatë kjo tregon se gruaja po përjeton një stres të tepruar.
Ndryshe nga kontraktimet e rreme, ato reale të lindjes janë të rregullta, zgjasin më gjatë, janë më të shpeshta dhe të vazhdueshme. Kur kontraktimet ndodhin në intervale prej rreth 5 minuta, dhe kohëzgjatja e tyre rritet, duhet të keni kujdes. Në çdo rast, duhe të kontaktoni me gjinekologun. Por më e rëndësishme është të flisni me të kur kontraktimet shoqërohen me humbje të gjakut ose rrjedhje vaginale të pazakonshme.
Për më tepër duhet të shihen me kujdes nëse keni pasur më parë një linjde të parakohshme.
Lexo edhe: Kontraktimet e shtatzanise ne muajin e gjashte
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu