Të gjithë prindërit kanë mënyra të ndryshme prindërimi dhe në varësi të kësaj mund të përcaktohet edhe sjellja e fëmijës.
Sipas Vip parents, stili i prindërimit mund të jetë 3 llojesh
- Stili “i lejuar”
Prindërit që përfshihen brenda këtij stili janë të përgjegjshëm dhe të përfshirë në jetën e fëmijës, por nuk kanë shumë kërkesa prej tyre, ata i japin udhëzime dhe rregullat fëmijës dhe janë disi tolerantë. Prindërit shmangin edhe përballjet me fëmijën duke mos vepruar ashper ndaj kundershtimit te femijes. Fëmijët, prindërit e të cilëve praktikojnë këtë stil janë përgjithësisht më pak të lumtur dhe kanë probleme më të mëdha në menaxhimin e situatave. Ata mund të kenë probleme edhe në lidhje me autoritetin e tyre kur të shkojnë në shkollë.
- Stili “autoritar”
Këta prindër karakterizohen si të rreptë dhe mes tyre dhe fëmijës ka pak dialog dhe shumë rregulla të cilat priten të ndiqen me përpikmëri pa asnjë kundërshtim. Fëmijët, prindërit e të cilëve praktikojnë këtë stil karakterizohen si të bindur dhe të aftë. Megjithatë, ata vlerësohen si më pak të lumturit, me më pak aftësi sociale dhe vetëvlerësim.
- Stili “demokratik”
Ata janë disi më të balancuar, dhe presin që të ndiqen rregullat nga fëmija, por në disa raste të bëhen edhe përjashtime nëse është vërtet e nevojshme. Ata nxitin shumë të qënin të pavarur dhe eksplorimi, sigurisht brenda kufijve normal. Këta prindër i kuptojnë ndjenjat dhe emocionet e fëmijës dhe kërkojnë gjithmonë të nxitin rritjen apo zhvillimin e shëndetshëm të tij. Fëmijët, prindërit e të cilëve praktikojnë prindërimin demokratik janë të balancuar, të lumtur, të aftë dhe të suksesshëm.
Çfarë stili prindëror funksionon më mirë me fëmijën tuaj?
Studimet kanë treguar se prindërit që përdorin një stil demokratik të prindërimit nxjerrin në jetë fëmijë të cilët janë emocionalisht më të shëndetshëm, kanë vetëbesim më të madh dhe më shpesh të suksesshëm në shkollë. Çelësi për të përshtatur strategjitë e prindërve tek fëmija është mbajtja e një balance të mirë midis përgjegjësisë, qëndrueshmërisë dhe tolerimit.
Lexoni edhe: 5 rastet kur prinderit nuk duhet te shqetesohen per femijet e tyre
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu