Nënat janë të lira të vendosin
Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, ushqyerja me gji duhet të vazhdojë në mënyrë ekskluzive (pa asnjë shtesë me qumësht tjetër) gjatë muajve të parë të jetës, dhe deri në vitin e dytë të jetës bashkë me ushqimet e ngurta. Megjithatë nëna duhet të ndihet e lirë të vendosë vetë nëse do ta vazhdojë gjidhënien pas vitit të parë apo jo. Zgjedhja është krejtësisht individuale.
Gjidhënia nuk e llaston fëmijën
Gjidhënia pas vitit të parë nuk pengon në asnjë mënyrë zhvillimin e fëmijës. Ky proçes nuk ka asnjë ndikim negativ në lidhje me llastimin që nëna mund të jetë duke i “shkaktuar” fëmijës. Sipas ekspertëve, gjidhënia nuk ndikon negativisht në aspektin psikologjik të nënës dhe fëmijës.
Gjidhënia nuk e parandalon më obezitetin
Gjidhënia parandalon obezitetin deri në moshën 6-9 mujore, por jo më pas, kjo pasi pas vitit të pare të jetës në këtë aspekt mund të ndikojnë edhe faktorë të tjerë si: aktiviteti fizik, cilësia dhe sasia e ushqimit që fëmija konsumon.
Fëmija ndihet më i sigurt në vetvete
Duke qënë se fëmijës i plotësohen të gjtha nevojat e tij, ai do të ndihet më i sigurt. Gjithashtu qumështi i nënës ka efekte pozitive në zhvillimin e sistemit nervor edhe pas vitit të parë të jetës për shkak të acideve yndyrore dhe substancave të tjera të rëndësishme që përmban. Përbërja biokimike e qumështit të nënës ka efekte pozitive kryesisht në aspektin njohës të fëmijës, pa harruar të përmendim këtu edhe efektin që kontakti intim me nënën shkakton në lidhje me këtë zhvillim.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu