Te rikuperojme pas lindjes me operacion cezarian

0 0

Një nga dilemat e nënave për të bërë apo jo një lindje me operacion çezarian është koha e rikuperimit që do të jetë e nevojshme pas lindjes së fëmijës. Gruaja shtatëzanë pyet veten kur do të ndihet më mirë, kur do të jetë në gjendje të hajë, të lëvizë, të kryejë marrëdhënie seksuale etj.

Ja si ndodh rikuperimi pas një lindje me operacion.

  1. Sa kohë i nevojitet gruas për të rikuperuar? Gruaja duhet të lëvizë brenda ditës që ka lindur fëmijën e saj në mënyrë që të rikuperojë sa më shpejt. Nëse gjithçka shkon mirë gruaja do të jetë në gjendje më të mirë shëndetësore brenda 3 ditësh.
  2. Kur do të jem në gjendje të mirë fizike? Për të qënë në gjendje të mirë fizike duhen kryesisht dy javë. Ju nuk duhet të keni frikë të ecni dhe lëvizni gjatë kësaj kohe, kjo pasi mjeku nuk ka prerë muskujt tuaj, thjesht i devijojnë ato.
  3. Duhet të ndiqet ndonjë terapi specifike? Gruaja duhet të hajë ushqime të pasura më fibra (fruta dhe perime), drithëra integrale, proteina, peshk dhe bishtajore. Kjo do të ndihmojë zorrët të kryejë më mirë funksionin e tyre.
  4. Si mund ta përballojmë sa më mirë në anën psikologjike? Mendoni se ishte dicka e keqe që nuk e përjetuat lindjen natyrale? Ju tashmë duhet të mendoni se keni sjellë në jetë fëmijën tuaj dhe për këtë ja vlen çdo sakrificë.
  5. Mund të ushqehet me gji pas një lindje me operacion çezarian? Lindja me operacion çezarian nuk e pengon aspak ushqyerjen me gji dhe për këtë arsye kontakti lëkurë me lëkurë duhet të ndodhë menjëherë, në mënyrë që të favorizohet gjidhënia. Ju japim një këshillë: kur të ktheheni në shtëpi duhet të ushqeni me gji gjithmonë në të njëjtin vend, kjo pasi fëmija nuk i kupton fjalët por kupton ngjyrat dhe aromat dhe kështu ai do të kuptojë se kur është momenti i ushqyerjes me gji.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X