Do të jem në gjendje të jem një baba i mirë për fëmijën tim? Si do të mundem të krijoj sërish një vend në jetën e bashkëshortes time, që për të duket se ekziston vetëm fëmija jonë? Jam i detyruar të marr pjesë në lindje? Të gjitha këto pyetje, por edhe të tjera mund të qarkullojnë në mendjen e pothuajse cdo babai të ri. Por cfarë këshillon Eric Saban në lidhje me këtë? Cfarë mund të bëjë një baba për të qënë gjithmonë prezent në jetën e fëmijës?
1. Është normale të mos e kesh që në fillim instiktin e babait?
Për arsye të ndryshme mund të ndodhë që babai i ri të mos ndihet gati për ardhjen në jetë të fëmijës, pikërisht në momentin që ai tashmë ka ardhur në jetë. Kjo mund të jetë dicka gati e paevitueshme për disa burra edhe pse mund ta kenë dëshiruar shumë atë fëmijë. Në këtë rast mjeku Eric Saban shprehet se në këtë mes nuk ka asgjë të keqe, dhe se është shumë normale që një baba të mos ndihet gati në momentet e para të lindjes së fëmijës. kjo ndodh pasi nuk është babai ai që e ka mbajtur të voglin për 9-të muaj në bark, dhe ai ndjesinë e babait fillon ta ndiejë më shumë në momentin që e ka fëmijën në duar, në momentin që mund ta shohë dhe ta prekë.
2. Duhet të ndaj bashkëshorten me fëmijën tim?
Frika se gruaja e tij do të jetë më shumë nënë se grua është e madhe për një baba të ri. Ai mund të ketë frikë se do të lihet pas dore tani që nevojat e fëmijës janë të shumta. Doktori këshillon që në këtë rast babai i ri të përpiqet të përfshihet në rolin e tij menjëherë pasi fëmija ka ardhur në jetë. Nëse fëmija ushqehet me gji, babai mund të japë ndihmën e tij në procese të tjera që kryhen me fëmijën si për shembull larja, masazhet, ndërrimi i bebelinës etj.
3. Si mund të ndihmoj gjatë shtatzanisë?
Duke qënë se gruaja mund të ndiejë disa shqetësime gjatë shtatzanisë, bashkëshorti mund të pyesë veten shpesh se cila do të jetë mënyra më e mirë për t’i ardhur në ndihmë. Ju mund ta ndihmoni atë duke gatuar një vakt, duke i kushtuar vëmendje, duke e ndihmuar me punët e shtëpisë, dhe mbi të gjitha duke i falur shumë dashuri.
4. Duhet të jem i pranishëm në cdo vizitë gjatë shtatzanisë?
Shpesh mund të ndodhë që babi i ardhshëm të pyesë veten nëse është vërtet e domosdoshme prezenca e tij gjatë vizitave rutinë të shtatzanisë. Sipas mjekut babai mund të mos marrë pjesë në të gjitha vizitat e shtatzanisë, por duhet të jetë prezent në mënyrë absolute në tremë kryesoret. Tek ekografia e parë në të cilën konfirmohet shtatzania si edhe ndonjë problem i mundshëm që mund të ketë ajo, tek e dyta sepse ka shumë mudnësi të mësohet gjinia e fëmijës, si edhe tek e treta sepse mjeku do të konfirmojë rritjen e mirë të fëmijës. bashkëshorti duhet të jetë prezent gjatë këtyre ekografive për të qënë një mbështetje për gruan, e cila mund të marrë edhe lajme negative, pra të një zhvillimi jo të mirë të fëmijës.
5. Po nëse fëmija të ketë ndonjë deformim?
Në mendjen e prindërve mund të lindë frika se mos ndoshta fëmija ka ndonjë keqformim në zhvillim. Kjo është një pyetje që “mundon” shumë edhe mendjen e babait, dhe jo pa të drejtë. Ajo që duhet të keni parasysh është se nuk duhet të shqetësoheni shumë para kohe. Nëse do të ketë dicka që nuk shkon mjeku me siguri do t’jua thotë.
6. Kur duhet t’jua themi lajmin familjarëve?
Sigurisht që edhe babai mund të tregohet i paduruar për ta ndarë lajmin e mirë me miqtë dhe familjarët. Por cili është momenti i duhur për ta bërë këtë? Sipas mjekut do të ishte mirë që kjo të ndodhte pas muajit të 3-të të shtatzanisë, kjo pasi deri në atë moment shtatzania ka një rrezik më të lartë për të përfunduar në abort spontan. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e dhënies së lajmit të mirë edhe para muajit të 3-të të shtatzanisë, sidomos nëse bëhet fjalë për gjyshërit. Nëse keni një fëmijët tjetër do të ishte më mirë t’ja komunikonit pas muajit të 3-të, kjo pasi ata mund të entuziazmohen shumë shpejt dhe në rast aborti do të mërziteshin së tepërmi, pa përjashtuar gjithashtu edhe faktin se do ta kishin shumë të vështirë ta kuptonin cfarë po ndodhte.
7. Duhet të marr disa ditë pushim në punë dhe kur?
Do t’ju këshillonim që këtë ta bënit pasi fëmija të vinte në jetë, kjo sepse është pikërisht ai moment që nëna ka më shumë nevojë për ndihmë, për dikë që ti qëndrojë pranë, dhe sidomos për ju. Pa harruar të përmendim vizitat e familjarëve të cilëve dikush duhet t’ju “shërbejë”!
8. Do jem në gjendje të kujdesem për beben?
Një nga frikërat më të mëdha të një babai të ri është pamundësia për t’u kujdesur në mënyrën e duhur për fëmijën e vogël, ose të paktën jo në atë mënyrë që do ta bëjë nëna. Gjithashtu ai mund të pushtohet edhe nga frika e të mos qënit në gjendje të organizohet midis punës dhe rolit si baba. Mjeku këshillon se në këtë rast dhe jo vetëm, mënyra më e mirë për të larguar frikën është përballja me të. Kjo frikë do të largohet duke u praktikuar, edhe pse në fillim gjithcka do të jetë e vështirë. Mos harro, një nga frikërat më të mëdha të një babai të ri është pamundësia për t’u kujdesur në mënyrën e duhur për fëmijën e vogël, ose të paktën jo në atë mënyrë që do ta bëjë nëna. Gjithashtu ai mund të pushtohet edhe nga frika e të mos qënit në gjendje të organizohet midis punës dhe rolit si baba. Mjeku këshillon se në këtë rast dhe jo vetëm, mënyra më e mirë për të larguar frikën është përballja me të. Kjo frikë do të largohet duke u praktikuar, edhe pse në fillim gjithcka do të jetë e vështirë. Mos harroni se edhe nëse do të bëni dicka gabim, bashkëshortj juaj do të jetë atje për t’ju udhëzuar si ta bëni në mënyrën e duhur.
Lexoni edhe: 9 gjerat qe cdo nene e re deshiron nga partneri
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu