9 gjerat qe cdo nene e re deshiron nga partneri

0 0

E dini se çfarë do të dëshironte pothuajse çdo grua shtatëzanë apo nënë e re nga partneri i saj? Ja konkretisht:
1. Të asistojë në lindjen e fëmijës

Pothuajse çdo grua shtatëzanë mendon se do të ketë nevojë për mbështjetjen e partnerit të saj gjatë lindjes së fëmijës. Në shumë vende të botës kjo është një praktikë që ndodh shpesh, e cila paraqet emocion të madh. Sigurisht që nga ana e babait mund të shfaqet njëfarë frike jo e pajustifikuar. Megjithatë duhet të dini se mbështjetja e partnerit gjate lindjes së fëmijës për gruan është shumë e rendësishme.
2. Të mbështesi vendimet e saj
Gruaja ka dëshirë që partneri i saj të mbështesi çdo vendim të saj, duke filluar që nga zgjedhja e emrit të fëmijës që po vjen në jete, mënyra e të kujdesurit, e të veshurit. Gjiithçka duhet të ndodhë në mënyrë të tillë që të respektohet dhe zbatohet instikti i nënës.
3. T’i bëj një dhuratë
Nuk ka rëndësi se çfarë çmimi ka paguar ai për ta blerë, e rëndësishme është që të jetë blerë me dashuri, si një gjest mirënjohje për atë që po bën, duke e mbajtur në bark për 9-të muaj, duke e sjell në jetë dhe  do të vijnë shumë netë pa gjumë për të.
4. Ta ndihmojë në shtëpi
Kjo mund të nënkuptojë shumë gjëra, duke filluar nga vendosja e veshjeve në vendin e caktuar në mënyrë që të mund t’i gjejë ato edhe pa ndihmën e saj, berja e pazarit, përgatitja e një vakti etj. Pra burri duhet të jetë në gjendje që sipas mundësive të tij ta ndihmojë atë me të gjitha punët e shtëpisë, sidomos gjatë ditëve të para pas lindjes së fëmijës.
5. Të mikpresë vizitorët
Pas lindjes së fëmijës shtëpia mund të mbushet me një numër të madh vizitorësh që vijnë të urojnë për beben që ka ardhur në jetë. Ndonjëherë ata mund të shfaqen në një moment të gabuar, ku nëna e re sapo është shtrirë për t’u qetësuar pas një nate të gjatë pa gjumë. Në këtë rast ndihma dhe prezenca e partnerit është thelbësore. Ai mund të ndërhyjë për të zgjidhur në mënyrë të qetë edhe “debatet” që mund të lindin në lidhje me mënyrën e përkujdesjes ndaj fëmijës, sidomos midis nënës së re dhe vjehrrës së saj.
6. T’i ndërrojë fëmijës bebelinën
Është shumë e rëndësishme që babai të mësojë të ndërrojë një bebelinë, kjo pasi ai në një moment mund të mbetet vetëm me të porsalindurin. Për nënën e re kjo do të ishte një ndihmë e madhe.
7. Ta ndihmonte atë gjatë natës
Edhe pse ai nuk do të ishte në gjendje ta ushqente fëmijën (përveç rasteve kur fëmija ushqehet me biberon), mund ta mbajë atë në krah për pak çaste sa nëna të qetësohet, kjo pasi nëse fëmija qan pa pushim edhe tek ajo mund të krijohet stres. Është shumë e rëndësishme që nëna e re të ndiejë mbështetjen e bashkëshortit kur ndihet keq dhe ka nevojë për të .
8. Të mos shfaqë xhelozi
Në shumë raste ndodh që babai i ri të ankohet se ndihet i lenë pas dore që në momentin që fëmija ka ardhur në jetë, kjo pasi sipas tij ajo ka kohë vetëm për të .Në këtë rast gruaja do të dëshironte që ai të hiqte dorë nga këto ankime duke qënë se fëmija ka më shumë nevojë për përkujdesje.
9. Ta çojë atë diku
Sidomos gjatë muajve të parë nena e re kalon shumë netë pa gjumë dhe ditë të lodhshme, për këtë arsye do të ishte shumë mirë nëse partneri i saj do ta çonte atë diku për një shëtitje, një kafe, një drekë në mënyrë që të gjithë bashkë të kalojnë pak kohë si familje. Nëse kjo nuk do të kishte mundësi të ndodhte të paktën ai mund të ofrohej për t’u kujdesur pak për fëmijën në mënyrë që nëna të flinte pak gjumë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X