Virusi Zika: simptomat, shtatezania, parandalimi dhe kura

0 0

Virusi Zika është një virus i cili transmetohet nga mushkonjat dhe është i së njëjtës familje me ethet tropikale ( virusi Dengue ). Ky virus për herë të parë u zbulua dhe u mbajt nën kontroll në vitin 1947 nga një majmun në Ugande, më pas në vitin 1948 nga mushkonjat Aedes Afrikanus në po të njëjtin pyll dhe më në fund në vitin 1954 nga njerëzit në Nigeri.
Virusi Zika u përhap sërish në Paqësorin e jugut pas shpërthimit së një epidemie në ishujt Yap ( Mikronezi ) në vitin 2007. Kohët e fundit është folur për një epidemi të shkaktuar nga ky virus në Amerikën e jugut ( Brazili ), si dhe njihen disa raste edhe në Amerikën e Veriut ( SHBA, Kanada ).
Deri më sot vendet e prekura ose në rrezik janë:
Brazili, Kolumbia, El Salvadori, Guinea, Guatemala, Haiti, Honduras, Meksika, Panamaja, Paraguaji, Puerto Riko, Republika Domenikane, Venezuela.
Gjithashtu janë njohur edhe disa raste në Itali, të cilat janë në numër shumë të kufizuar. Këto raste janë infektuar në zonat e prekura dhe këta pacientë kanë marr kujdesin e duhur mjëkësor.
Deri në këtë periudhë ministria e shëndetësisë ( së çdo shteti ) nuk rekomandon kufizime përsa i përket udhëtimit në zonat e prekura, përveç rasteve kur gruaja është shtatëzanë ose është duke e planifikuar shtatëzaninë.
Si ndodh kontaminimi?
– Mushkonjat
Virusi Zika përhapet nga pickimi i mushkonjës së infektuar ( mushkonja Aedes ), dhe është pikërisht kjo lloj mushkonje e cila përhap edhe virusin Dengue ( ethet tropikale ).
Këto mushkonja zakonisht i lëshojnë vezët e tyre pranë depozitave me ujë të ndenjur, si kova, enë, tas për ushqimin e kafshëve, vazo lulesh dhe bimësh. Këto mushkonja janë agresive gjatë ditës dhe pickojnë qëniet njerëzore. Ato mund të jetojnë si në ambient të brendshëm ashtu edhe në ambient të jashtëm, pranë njerëzve.
Mushkonjat infektohen në momentin që pickojnë një subjekt të infektuar prej virusit dhe më pas e perhapin atë në subjekte të tjerë përsëri me anën e pickimit.
– Kontaminimi vertikal
Një grua shtatëzanë, tashmë e infektuar me virusin Zika, në fund të shtatëzanise mund ta transmetoje atë tek fetusi në periudhën pas lindjes, megjithëse kjo është dicka vërtet e rrallë.
Deri tani nuk është shfaqur ndonjë rast specifik që vërteton kontaminimin e latantit me anën e qumështit të gjirit, dhe duke ditur vlerat që ky qumësht ka për fëmijën, mjeket e këshillojnë gjidhënien edhe në zonat e infektuara.
Përsa i përket transmetimit të virusit nga nëna tek fëmija gjatë periudhës së shtatëzanisë, është e sigurt që mund të ndodhë, dhe në këtë rast pasojat janë të rënda. Kjo mënyrë infektimi është duke u studiuar nga specialistët e fushës përkatëse.
– Gjaku i infektuar dhe marrëdhëniet seksuale
Ka pasur raportime të përhapjes së mundshme të virusit Zika nëpërmjet transfuzionit të gjakut, ndërkohë që është pohuar aftësia e virusit për t’u përhapur me anën e marrëdhënieve seksuale nga burri tek gruaja. Mjekët pohojnë gjithashtu se nëse konceptimi ( ngjizja ) e fëmijës ndodh nga marrëdhënia seksuale e sipërpërmendur ( ndodh në momentin e infektimit të partnerit tjetër ), nuk paraqet rrezik për fetusin.
Simptomat
Simptomat e virusit Zika karakterizohen nga një temperaturë e lehtë ( më e ulët se 38.5 gradë ), shpesh e shoqëruar nga një shpërthim pikash në lëkurë.
Gjithashtu simptoma të zakonshme janë edhe dhimbjet muskulare, dhimbje tek artikulacionet, si dhe enjtje kryesisht të artikulacioneve së duarve dhe këmbëve, dhimbje koke si dhe dhimbje syri. Shpesh simptomat janë të lehta dhe infeksioni kalohet pa u vënë re, por në disa raste mund edhe të diagnostikohet si virusi Dengue ( ethet tropikale ). Rastet e prekura nga ky virus nuk kërkojnë nevojën e shtrimit në spital dhe deri tani nuk është njohur asnjë rast fatal.
– Si ndodh inkubacioni ( zhvillimi ) i virusit?
Periudha e inkubacionit te virusit Zika zakonisht varion nga 2-7 ditë.
– Sa zgjat?
Sëmundja e shkaktuar nga ky virus në përgjithësi nuk është e rëndë, dhe simptomat mund te zgjasin nga disa ditë në një javë.
Cilat janë rreziqet qe sjell virusi Zika?
Duke qënë se deri tani epidemitë e shkaktuara nga ky virus kanë qënë të kufizuara si për pacientët ashtu edhe për zonat e prekura, njohja e komplikacioneve të mundshme është ende e kufizuar.
Shtatëzania dhe virusi Zika
Në vitin 2015, autoritetet shëndetësore kanë vënë re një rritje të ndjeshme së numrit të fëmijëve me mikrocefali ( përmasat e kokës janë më të vogla se normalja ), si dhe me keqformime të rënda, rritje e cila duket se shkaktohet nga infektimi me virusin Zika gjatë shtatëzanisë.
Duke qënë se është gjithnjë dhe më shumë në rritje shfaqja e keqformimeve të përmendura më sipër nga virusi Zika, ekspertët e fushës së mjekësisë këshillojnë të kenë kujdes grupi i subjekteve të mëposhtme:
– Gratë shtatëzana ( në cfarëdolloj trimestri të shtatëzanisë qofshin ato ), të cilat duhet të marrin në konsideratë shtyrjen e një udhëtimi të mundshëm në zonat e infektuara nga virusi.
– Gratë të cilat janë duke planifikuar një shtatëzani, duhet të kontaktojnë me mjekun para se të nisin udhëtimin në zonat e infektuara.
A mund të përdorën ilacet kundër mushkonjave?
Sigurisht që po! Ilaçet që mbajnë larg mushkonjat qofshin ato në formë kremi apo ne gjendje te gazte (spraji) mund të përdoren si nga gratë shtatëzana ashtu edhe nga ato që ushqejnë fëmijën me gji. Ato duhet të zgjedhin një ilaç i cili duhet të jetë i kontrolluar për mbajtjen larg të mushkonjave.
Sa duhet të pres për të planifikuar një shtatëzani nëse kam qënë e infektuar më parë?
Nëse një çift është duke planifikuar një shtatëzani, duhet të presë të paktën dy javë nga momenti i kthimit nga një zonë e infektuar, për ta vënë në zbatim, kjo pasi periudha e inkubacionit se virusit varion nga disa ditë në një jave, dhe kjo do të ishte një periudhë e mjaftueshme për të mos rrezikuar. Megjithatë çifti këshillohet të konsultohet me mjekun gjinekolog.
Cfarë duhet të bëjmë nëse bashkëshorti sapo është kthyer nga vendet e infektuara?
Transmetimi i virusit me anën e marrëdhenieve seksuale ndodh rrallë, por gjithsesi këshillohet të përdoret prezervativ për:
– 28 ditë nga dita e kthimit në shtëpi, edhe nëse rasti nuk shfaq simptoma.
– 6 muaj në rast se personi ka qënë i infektuar.
Cilët persona duhet t’i nënshtrohen analizave diagnostikuese?
– Gratë shtatëzana të cilat jetojnë në një nga vendet endemike.
Nëse ju shfaqet një nga simptomat e virusit Zika, ju duhet t’i nënshtroheni analizave të gjakut, me anën e të cilave mjeku do të bëjë diagnostikimin. Në rast se analizat shfaqin prezencën e virusit Zika tek gruaja shtatëzanë, mjeku do të kërkojë që ajo t’i nënshtrohet një ekografie me anën e së cilës do të përcaktohet nëse fetusi ka mikrocefali. Gjithashtu do të kërkohet të bëhet edhe amniocenteza, e cila do të tregoj prezencën ose jo të virusit brenda lëngut amniotik.
– Gratë shtatëzana të cilat, kohët e fundit kanë vizituar një nga vendet endemike.
Në rast se gruaja shtatëzanë shfaq simptoma të këtij virusi brënda dy javësh nga dita e kthimit nga udhëtimi, duhet të konsultohet me mjekun, të cilit duhet t’i tregojë se në cilin nga vendet e prekura ka qënë në udhëtim. Ai do të këshillojë kryerjen e analizave të gjakut si dhe ekografisë e cila do të tregojë nëse fetusi ka mikrocefali.
Nëse gruaja e cila është kthyer nga një vend endemik nuk shfaq simptoma, duhet t’i nënshtrohet analizave të gjakut brenda 2-12 javësh nga dita e kthimit. Në rast se dyshohet për praninë e virusit, mjeku këshillon ekografinë ose amniocentezën.
Terapia
Në këtë moment ende nuk ka një vaksinë ose medikament për parandalimin ose për kurimin e sëmundjes.
Në momentin që trupi i njeriut preket njëherë nga virusi, krijon imunitet.
Trajtimi i simptomave parashikon:
– Pushim.
– Pirjen e një sasie të konsiderueshme lëngjesh për të evituar dehidratimin.
– Marrjen e medikamenteve si për shembull paracetamol, kundër dhimbjes dhe temperaturës. Aspirina dhe anti-inflamatorë të tjerë si Ibubrofeni nuk duhet të konsumohen pasi në rast se ka një mundësi për shfaqjen e virusit Dengue mund të shkaktohet hemorragji.
Parandaloni infektimin nga virusi Zika duke u munduar të qëndroni larg vendeve endemike.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X