Si mund te depilohem gjate shtatzanise?

0 0

Mund të depilohem e qetë gjatë 9-të muajve të shtatzanisë?
Kjo është një pyetje që shumë gra shtatzane ja bëjnë shpesh vetes. Ja cfarë thotë Patrizia Piersini (mjeke estetiste në Torino) në lidhje me këtë.
Më pak qime gjatë 9-të muajve
Është një fakt që qimet rriten më ngadalë gjatë muajve të shtatzanisë. Kjo “mrekulli” lidhet me hormonin e estrogjenit, i cili “dëmton” hormonin përgjegjës, testosteronin.
Mund të përdor krem depilues?
Sigurisht që mundeni të përdorni, por me kujdes. Kremi depilues nuk dëmton fëmijën sepse vepron në sipërfaqe të lëkurës dhe nuk përthithet nga organizmi. Megjithatë gjatë 9-të muajve të shtatzanisë duhet të përpiqeni të përdorni sa më pak produkte kimike, sepse lëkura është shumë e ndjeshme dhe mund të irritohet. Irritimi mund të shfaqet edhe nga një produkt i cili më parë nuk ka shkaktuar probleme në lëkurë. Do t’ju këshillonim që të bënit provën e alergjisë 24 orë para përdorimit.
Depilimi vetëm me proçes të ftohtë
Duke qënë se gjatë shtatzanisë gruaja ka një situatë jo të mirë të enëve të gjakut, që vjen si pasojë e rritjes së peshës trupore dhe vëllimit të plazmës, këshillohet të bëhet depilimi me sistem të ftohtë. Edhe hormonet ndikonë negativisht në gjarkullimin e vogël të gjakut, duke i holluar muret e enëve të gjakut. Pra, ju duhet të evitoni përdorimin e mënyrave me nxehtësi për depilim, pasi ato i sforcojnë enët e gjakut. Përdorimi i mënyrave të ftohta nuk përbën asnjë problem. Këtë mund ta bëni duke përdorur strishtat e ftohta, të cilat mund t’i ngrohni pak me duart tuaja.
Idealja do të ishtë që gjatë muajve të fundit të depiloheshit tek estetistja, pasi deplimi do të bëhej i vështirë për disa zona. Përpiquni të përdorni dyllë depilimi me bazë limoni dhe mjalti, pasi është shumë delikat për lëkurën.
Mund të përdor depilues elektrik?
Një zgjidhje e mirë për të bërë depilimin gjatë shtatzanisë është edhe përdorimi i makinës elektrike, e cila i shkul qimet pa i traumatizuar kapilarët e gjakut. Modelet e fundit të makinave elektrike sigurojnë gjithashtu heqjen e qimeve të vogla, kështu ju nuk do të prisni derisa të rriten për të bërë depilimin.
Po pas depilimit?
Pasi të keni përfunduar depilimin duhet të dizinfektoni lëkurën, madje këtë mund ta bëni edhe para depilimit. Kjo është një praktikë që duhet bërë për të ulur rrezikun e shfaqjes së lezioneve në lëkurë si edhe puçrrave me qelb.
Pas dizinfektimit aplikoni një krem hidratues, me vitaminë E, e cila është një antioksidant i shkëlqyer. Një alternativë do të ishin edhe letrat vajore që kanë brenda paketimet e strishave të depilimit.

Lexoni edhe: Cilat jane trajtimet estetike qe lejohen gjate shtatzanise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X