Shtatzënia është një periudhë delikate në të cilën ju duhet t’i kushtoni vëmendje shumë gjërave, madje edhe atyre më të parëndësishmeve siç është heqja e qimeve.
Gjatë shtatzanisë gratë kanë më shumë dëshirë se kurrë të ndjehen të bukura dhe të vlerësuara. Pikërisht për këtë arsye mos hiqni dorë nga depilimi në shtatzani, sidomos duke pasur parasysh që po vjen edhe pranvera. Megjithatë, jo të gjitha metodat e heqjes së qimeve mund të aplikohen gjatë shtatzanisë.
Mund të bëhet depilim me dyllë gjatë shtatzanisë? Dylli duhet të shmanget, sidomos i nxehtë.
A mund të përdorim krem depilues në vend të dyllit?
Kremi depilues është një krem që lejon të veprojë për disa minuta për të hequr të gjitha qimet sipërfaqësore.
Por në shtatzëni mund të përdoret?
Përgjigja është po: kremi depilues vepron vetëm në sipërfaqe dhe prandaj nuk dëmton fetusin. Por do të ishte më mirë të mos përdoret shumë shpesh sepse mund të çojë në probleme.
Po pse nuk duhet të përdoret shumë një krem depilues?
Në kremrat depilues ka shumë kimikate, duke përfshirë acidin thioglikolik, një substancë shumë agresive. Pikërisht për këtë arsye, pavarësisht nga fakti se nuk sjell probleme për fëmijën sepse aplikohet vetëm në sipërfaqe ai ka në përbërje shumë kimikate.
Kimikatet nuk janë të rekomandueshme gjatë shtatzanisë. Prandaj është e nevojshme të kufizohet përdorimi i këtyre kremrave gjatë shtatznisë. Depilimi vaginal është i domosdoshëm para lindjes, veçanërisht nëse lindja është e natyrale.
Por si të pastroheni?
Mundohuni ta bëni në mënyrëm më të lehtë të mundshme me një brisk. Edhe pse qimet dalin dhe rriten shumë shpejt nga brisku. Kjo gjë është tepër e sikletshme dhe e bezdisshme. Është mirë që mos e përdorni kremin depilues në pjesët intime në mënyrë që të mos shkaktojë irritim dhe acarim.
Lexo edhe: Si mund te depilohem gjate shtatzanise?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu