Cilat jane trajtimet estetike qe lejohen ne shtatzani?

0 0

Sigurisht që në shtatzani nuk janë të ndaluara të gjitha trajtimet estetike, pra ju nuk keni pse të hiqni dorë nga kujdesi për veten. Megjithatë duhet të tregoni kujdes për të zgjedhur trajtimet e duhura estetike. Sipas departamentit të gjinekologjisë dhe obstertikës së “Children Hospital do Montefiore e Albert Einstein College of Medicine” në New York, gruaja shtatzanë duhet të ketë parasysh disa këshilla në lidhje me trajtimet estetike.

Manikyri dhe pedikyri

Mund të kryeni këto shërbime, mjafton që mjetet të jenë sterile. Nuk duhet të prisni kutikulat pasi mund të krijohen infeksione. Mund të vendosni xhel në thonjtë tuaj, mjafton që të uleni në një vend të ajrosur mirë.

Trajtime anti-celulit

Ju mund të kryeni masazhe anti-celulit por pa përdorur aparatura. Gjithashtu masazhet nuk duhet të aplikohen në zonën e barkut. Ju duhet të evitoni proçedurat që zhvillohen nëpërmjet temperaturave të larta si edhe scrubet deoksiduese pasi depërtojnë në qarkullimin e gjakut. Nuk duhet të përdorni vajrat esencialë si: ai i trëndafilit, kamomilit të cilët mund të përdoren në trimestret e dytë dhe tretë. Evitoni përgjatë 9 muajve përdorimim e vajrave të mentes, rozmarinës, sherebelës, pasi mund të shkaktojnë kontraksione uterine.

Solari

Absolutisht e ndaluar të bëni solar gjatë shtatzanisë. Evitoni gjithashtu edhe trajtimet me lazer apo dritë pulsuese, si edhe depilimet me dyllë të nxehtë të cilat mund të shkaktojnë çarje të kapilarëve. Depilimi duhet të bëhet me produkte të ftohta. Evitoni banjot e nxhehtra si edhe saunat. Mund të hyni në vaskë me hidromazh, mjafton që rryma të mos jetë e drejtuar nga barku.

Lexo edhe: Si te kujdesemi per veten gjate shtatzanise, pa i shkaktuar femijes probleme

A i lejoni te tjeret te puthin femijet tuaj?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X