Shtatzania molare

0 0

Shtatzania molare eshte nje forme shume e ralle e shtatzanise, raporti i se ciles eshte rreth 1/300 shtatzani. Nese ne nje shtatzani normale pas fekondimit ne uterus (miter) formohet embrioni, ne shtatzanine molare nuk kemi formim te mire te embrionit dhe placentes. Fetusi brenda uterusit vazhdon te zhvillohet, por gjithmone ne nje forme jo normale.
Shtatzania molare zhvillohet e tille ne rastet kur qelizat trofoblastike ( qelizat nga te cilat perbehet placenta ), rriten ne menyre jo normale. Ato formojne brenda placentes hapesira te mbushura me likid ( leng ) te vendosura ne formen e vileve te rrushit. Keto hapesira likide nuk e “perkrahin” zhvillimin e fetusit. Rreziku per nje shtatzani te tille rritet me teper tek grate te cilat jane ne moshe te madhe ( kryesisht mbi 40 vjec ).
Kjo forme e rralle e shtatzanise shkaktohet nga nje crregullim kromozomik ku sperma fekondon me shume se nje veze. Njihen dy forma te shtatzanise molare: e plote dhe e pjesshme.
– Ne shtatzanine molare te plote, uterusi ne vend te embrionit permban nje grup te vogel qesesh transparente.
– Shtatzania molare e pjesshme karakterizohet nga formimi jo normal i embrionit dhe ne me te shumten e rasteve kjo shtatezani nuk “mbijeton”.
Grate te cilat kane pasur nje shtatzani molare jane te rrezikuara per t’u prekur nga nje forme e kancerit se uterusit. Ne disa raste tumori mund te krijoje metastaza ( mund te prekete edhe organe te tjera ). Edhe pse kjo semundje eshte e rralle dhe me nje probabilitet te larte sherimi, gruaja e cila e ka pasur ne trup eshte me e rrezikuar ndaj tumoreve.
Cilat jane simptomat?
Pothuajse ne cdo rast te shtatzanive molare shfaqet gjakderdhje rreth javes se 12-te se shtatzanise. Nje simptome tjeter e mundshme e shtatzanise molare eshte zmadhimi i uterusit ne nivele te larta.
Si zhvillohet shtatzania molare?
Ne me te shumten e rasteve ky problem zbulohet gjate trimestrit te pare se shtatzanise. Gjakderdhja dhe perqendrimi me i larte i hormonit beta hCG jane shenjat e para te cilat sinjalizojne kete semundje, te cilat e orientojne mjekun te degjojne rrahjet e zemres se fetusit. Nese mjeku gjinekolog nuk eshte ne gjendje te degjoje asnje rrahje zemre, hedh dyshimet per shtatzani te mundshme molare. Me pas ai me anen e nje ekografie do te percaktoje nese keni te beni me nje shtatzani me zhvillim normal apo shtatzani molare.
Si kurohet?
Nese behet diagnostikimi i shtatzanise molare, e vetmja rruge eshte nderprerja e saj. Nderprerja zakonisht behet me anen e krutazhit me aspirim, gjate se ciles gruaja eshte nen efektin e anaestezise. Me pas behet celja e cerviksit ( qafa e mitres ) per te vazhduar me heqjen e barres me anen e aspirimit. Para nderhyrjes mjeku mund t’i jape gruas shtatzane oksitocine e cila do te stimuloje kontraksionet e uterusit.
Cfare ndodh me pas?
Pasi shtatezania eshte nderprere mjeku do te mbaje nen kontroll gruan, e cila eshte e rrezikuar per shfaqjen e nje tumori. Edhe pas pastrimit niveli i hormonit beta hCG do te vazhdoje te rritet dhe kete mjeku do ta kontrolloje rregullisht.
Kur duhet te tentoj serish per shtatzani pas nje shtatzanie molare?
Pjesa me e madhe e grave te cilat kane pasur nje shtatzani molare keshillohen te mos nisin nje shtatzani tjeter per te pakten nje vit.
Edhe pse rreziku i shfaqjes se tumorit eshte i larte, nuk njihen shume raste se tumoreve malinje, por edhe ne ato pak qe jane shfaqur eshte bere trajtimi me kimioterapi e cila ka rezultuar efektive ( rreth 100% ).

Lexoni edhe: Sekrecionet kafe ne shtatzani, ja kur duhet te shqetesoheni






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X