Sekrecionet kafe ne shtatzani, ja kur duhet te shqetesoheni

0 0

Sekrecionet kafe mund të jenë shenjë e gjakut të mbledhur dhe të oksiduar në trup. Kjo mund të ndodhë shpesh dhe mund të ndodhë gjatë ditëve të ciklit.

Në më të shumtën e rasteve, gjatë shtatzanisë gratë kanë një rritje të ndjeshme të sekrecioneve dhe shpesh ngjyra e tyre mund të jetë edhe kafe. Në përgjithësi sekrecionet kafe konsiderohen normale dhe mund të ndodhin për arsye të ndryshme, megjithatë duhet të tregoni kujdes ndaj sekrecioneve në mënyrë që të mund të kuptoni nëse keni të bëni me një infeksion.

Shkaqet më të shpeshta të sekrecioneve kafe gjatë shtatzanisë

  • Ndër shkaqet më të shpeshta është fakti se gjatë shtatzanisë, trupi fillon të nxjerrë jashtë të gjitha mbetjet e gjakut “të vjetër” që mund të gjenden në qafën e mitrës. Kur fetusi rritet, gjaku që ndodhet në qafën e mitrës, për ta mbrojtur, nuk nevojitet më dhe del jashtë.
  • Në momentin që qafa e mitrës bëhet më e ndjeshme, sekrecionet kafe do të jenë normale sidomos pas një ekografie vaginale apo marrëdhënieve seksuale. Irritimi në qafën e mitrës mund të zgjasë 2-3 ditë.
  • Gjakderdhja mund të ndodhë edhe nga vendosja e embrionit në muret e mitrës gjatë fazave të para të shtatzanisë.
  • Kjo mund të jetë e shkaktuar edhe nga rritja e fluksit të gjakut në zonën vaginale si edhe rritja e nivelit të estrogjenit.
  • Një tjetër shkak mund të jetë një infeksion në zonën e qafës së mitrës apo vaginë. Zakonisht mund të shoqërohen edhe me kruajtje apo djegie, nëse bëhet fjalë për infeksion në vaginë.
  • Edhe pse ndodh rrallë mund të shkaktohet nga një shtatzani molare, pra shtatzania kur fetusi apo placenta paraqet anomali.
  • Kjo ndodh edhe kur shtatzania mund të jetë jashtë mitre.
  • Në rastet e tjera mund të shkaktohet edhe nga një abort spontan.

Në rast se vëreni sekrecione kafe në shtatzani duhet të flisni me mjekun gjinekolog.

Lexoni dhe: Kur duhet te shqetesohemi ne lidhje me sekrecionet e bardha gjate shtatzanise? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X