Pyetja e parë
Përshëndetje! A është e vërtetë që pirja e magnezit dhe spazmeksit për gjatë javës së 37-39 ndikon në vështirësimin e lindjes natyrale? Cili është funksioni i magnezit në shtatzani? Faleminderit.
Përgjigjet mjekja
Spazmex dhe magnesium nuk merret përtej javës së 36 së shtatzanisë. Natyrisht që përdorimi i tyre pengon fillimin e aktiviteti të lindjes
Pyetja e dytë
Përshëndetje! Jam në muajin e 4 të shtatzanisë dhe në muajin e 3 dola që isha me infeksion. Dola me toksoplazëm dhe këtë e kisha marrë 1 muaj para shtatzanisë. Kam përdorur tre hapje antibiotik dhe tani kam përsëritur analizën. Doja të dija a është problematik pasi kam dëgjuar se nga ky infeksion fëmijët dalin me probleme shëndetësore. Ju lutem më jepni më shumë informacion.
Përgjigjet mjekja
Toxoplasma është një parazit që kalon pa simptoma tek pacientja. Por në fakt transmetohet nëpërmjet gjakut tek bebi dhe mund te dëmtojë trurin e tij. Por nëse këtë infeksion e ke kaluar me siguri përpara se te ngelesh shtatzane atëhere bebi ka pak gjasa që të preket.
Pyetja e tretë
Përshendetje! Kam plaçenta previa dhe miomë tek muri i mitrës. Doja te dija a ka rrezik për të humbur beben? Faleminderit!
Përgjigjet mjekja
Plaçenta previa riskon si jetën e nënës ashtu edhe atë të fetusit. Ka disa klasifikime të placenta previas, por në të gjitha pozicionimet e saj ka risk per ndërprerje të gravidancës. Përsa i perketmiomes, varet çfarë madhësie, pozicioni ka ajo. Shtatzaninë e riskojnë të gjitha miomat që rriten brenda kavitetit ku rritet edhe bebi.
Pyetja e katërt
Përshëndetje! Kam dy muaj që kam lindur me operacion dhe para dy javësh kam kryer marrëdhënie. Pata hemorragji 2-3 ditë dhe para 2 ditësh pata sërish të njëjtin problem e madje edhe me copa të errëta. Përse ndodh kjo? Faleminderit!
Përgjigjet mjekja
Teorikisht cikli menstrual mund të kthehet menjeherë pas lindjes ose pas disa muajsh, kjo është individuale dhe varet nga ndryshimet hormonale pas lindjes. Nëse ke hemorragji vetëm pas kontaktit atëherë duhet kontrolluar kaviteti i mitrës.
Pyetja e peste
Unë kam lindur para 11 muajsh me operacion për shkak të hemorragjisë së tepërt në momentin që po fillonte lindja dhe rrezikoja jetën bashkë me beben. Ajo që më shqetëson është të di nëse edhe në lindjen e radhës do të jem e rrezikuar sërish nga e njëjta gjë?
Përgjigjet mjekja
Nuk ka lidhje njëra lindje me tjetrën. Duhet parë nga çfarë ka ardhur hemorragjia në momentin e lindjes. Nëse ka pasur elemente mekanike të volet janë shfaqur vetëm ne atë moment, pak gjasa ka të përsëritet, por nëse ke probleme me koagulimin e gjakut, apo me tkurrjen e mitrës pas daljes së bebit, kjo po që ka tendencë të përseritet.
Pyetja e gjashtë
Përshëndetje doktoresh Enriketa! Unë kam 16 muaj që kam lindur djalin dhe akoma nuk më ka ardhur cikli. Mund ta di përse ndodh kjo? Theksoj se fëmijën e kam ende ne gji. Faleminderit!
Përgjigjet mjekja
Përsa kohë bebi është me gji, prodhohet nje hormon që quhet prolaktinë, i cili pengon pjekjen e vezës, si rrjedhjojë vonon ciklin. Kur gjiri ndërpritet vlera e ketij hormoni ulet, dhe cikli normalizohet.
Pyetja e shtatë
Përshendetje! Jam shtatzanë në javën e 6 dhe ka 5 ditë që kam pak sekrecione me ngjyrë kafe. Theksoj që dhimbje nuk kam në zonën e barkut. Po përdor utrogestan 100 mg dy herë në ditë. A është për t’u shqetësuar? Janë shenja aborti këto? Faleminderit!
Përgjigjet mjekja
Secrecionet kafe mund të jenë normale gjatë javëve të para, sepse tregojnë për përshtatshmerinë mes kavitetit të mitrës dhe dhomëzës së shtatzanisë. Nëse ato persistojne, shtohen si sasi dhe shoqërohen me dhimbje barku, atëherë po, janë shenja të rrezikut të abortit.
Lexo edhe:
Pergjigjet e mjekes data 17 tetor
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Pershendetje,
Kam 21 jave dhe isha tek doktori me tha stonaku te ka rene kogja poshte a eshte ndonje shqetesim ju lutem me tregoni?
Edhe a behet ne javen e 24 kontrollimi i zemres se bebit dhe fyryres