Shtatzania molare, ja cfare ndodh me gruan dhe femijen

0 0

Shtatzania molare, çfarë është ajo?

Quhet e tillë ajo shtatzani gjatë së cilës bashkë me fetusin, në uterus zhvillohet edhe një masë e butë e cila nuk le hapësirë për fëmijën. Ajo duhet patjetër të largohet nga mitra edhe pse bëhet fjalë për një mas beninje, e cila është formuar nga qeliza të formuara në mënyrë jo normale në plaçentë. Masa molare nuk le vend për zhvillimin e fëmijës, pasi zhvillohet shumë shpejt në vend të tij. Shtatzania mund të quhet e dështuar.

Si zhvillohet dhe çfarë ndodh në një shtatzani molare?

Në një shtatzani normale plaçenta është organi që ushqen fëmijën. Ajo është e formuar nga disa qeliza, të cilat në rastin e një shtatzanie molare formohen në mënyrë jo normale menjëherë pasi veza është fekonduar nga spermatozoidi. Ajo konsiderohet ndryshe edhe si tumor trofoblasic.

Cilat janë simptomat?

Ato nuk janë të shumta, dhe kështu gruaja nuk mund ta kuptojë menjëherë këtë problem. Ndër më kryesorët është gjakderdhja vaginale, megjithatë ajo mund të dallohet edhe më parë me anën e një ekografie, kryesisht rreth javës së 10 e në vazhdim.

Tipet e shtatzanive molare

Shtatzania molare mund të zhvillohet në dy forma:

  • E pjeshme. Fetusi zhvillohet dhe mund të dallohet me anën e ekografisë, megjithatë nuk mbijeton më shumë se 3 muaj.
  • E plotë. Fetusi nuk mund të zhvillohet pasi masa qelizore zhvillohet shumë shpejt.

Në këtë rast mjeku bën pastrimin me anën e thithjes, gjatë së cilës mund të heqë edhe një pjesë të murit uterin.

Lexoni edhe: 7 arsyet me te shpeshta te nje aborti

A keni bere ndonjehere blerje online?

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X