7 arsyet me te shpeshta te abortit spontan

0 0

Disa shtatëzani përfundojnë në abort ende pa u ndarë lajmi i mirë me të afërmit dhe familjarët e çiftit. Sipas mjekëve gjinekologë, kjo ndodh në më shumë se gjysma e shtatëzanive, sidomos gjatë trimestrit të parë. Prindërit ndihen keq dhe këtë nuk mund ta qetësojë as fakti se shtatëzania ka qënë në fillimet e saj. Pasi ndodh një abort, çifti dhe sidomos nëna fillon të mendojë seriozisht për arsyet që e shkaktuan atë, si edhe çfarë mund të bëhet për ta parandaluar një gjë të tillë në shtatëzaninë e ardhshme. Si fillim duhet t’ju themi se duhet të qetësoheni, dhe më pas pranoheni se ndoshta nuk do ta mësoni asnjëherë arsyen e vërtetë të abortit që pësuat. Nëse ju keni pësuar disa aborte të njëpasnjëshme (2-3 aborte) mund të merret në konsideratë një problem mjekësor që e bën shtatëzaninë të përfundojë në mënyrë spontane, por mund të ndodhë që edhe në një rast të tillë arsyet të mbeten të paqarta.
Le të shohim disa nga arsyet më të shpeshta se përse shtatëzania mund të përfundojë në abort:
1. Anomalitë kromozomike

Mospërputhja e kromozomeve mund të jetë shkaktarja e abortit në rreth 60% të rasteve. Në disa raste prindërit, pasi kanë përjetuar 2-3 apo më shumë aborte rradhazi, mund t’i nënshtrohen testeve specifike, me anën e të cilëve mësojnë se kanë një anomali në kromozomet e tyre, e cila nuk ndikon tek ta, por parandalon shtatëzaninë e gruas. Nëse ju keni pësuar vetëm një abort duhet të tregoheni të duruar, pasi probabiliteti që ju të keni një shtatëzani të shëndetshme në të ardhmen, duke pasur mundësi të sillni në jetë një fëmijë të shëndetshëm është në favorin tuaj. Nëse keni pësuar disa aborte rradhazi duhet të bëni një test për ndonjë anomali të mundshme kromozomike, gjë që nëse rezulton negative ju jep nevojën e marrjes në konsideratë të një tjetër shkaktari.
2. Anomalitë e uterusit dhe çerviksit
Nëse uterusi juaj ka një formë apo ndarje anormal, gjë e cila quhet “septum në uterus”, mund të ndodhë abort, pasi embrioni nuk mund të implantohet në mitër ose edhe nëse e bën nuk merr ushqyerjen e duhur për të mbijetuar. Ky problem shkakton rreth 10% të aborteve spontane. Gjithashtu një shkaktar tjetër mund të bëhet edhe një çerviks i dobët apo i paaftë për të mbajtur fetusin, pasi duke qënë se në fund të trimestrit të parë fëmija rritet mjaft, qafa e mitrës e cila është e dobët nuk mund ta mbajë atë brenda trupit të gruas. Mund të ndodhë që gjinekologu të mos e diagnostikojë këtë problem deri në momentin që keni pësuar një abort më parë apo deri në momentin që tashmë shtatëzania ka ndodhur. Ju duhet të qetësoheni pasi duhet t’ju themi se septumi i uterusit mund të kurohet me anën e një ndërhyrje kirurgjikale, dhe nëse cerviksi juaj do të jetë shumë i dobët mjeku mund ta qepë atë, proces i cili quhet “serklazh”. Gjithashtu mund të keni nevojë për të qëndruar në spital për një pjesë të mirë të shtatëzanisë tuaj.
3. Crregullimet imunologjike
Mund të ndodhë që në disa shtatëzani, trupi i gruas ta konsiderojë embrionin si trup të huaj, duke bërë që antikorpet antifosfolipide të luftojnë indet e tij. Në këtë rast mjeku mund t’i japë gruas të pijë aspirinë, heparinë (hollues gjaku) si edhe disa tipe steroidesh, pasi mjekësia ende nuk ka në dorë një medikament specifik, por të gjitha janë në fazë eksperimentale.
4. Problemet e patrajtuara të tiroides dhe diabetit
Diabeti i pakontrolluar si edhe tiroidja e patrajtuar konsiderohen si kushte jot ë favorshme për uterusin, pasi efekti që ato kanë në të e bën të vështirë mbijetesën e embrionit. Në një rast të tillë duhet të përpiqeni të rregulloni stilin tuaj të jetesës në favor të kurës kundër sëmundjes së diabettit, duke marrë edhe medikamentet e nevojshme të përshkruara nga mjeku.
5. Sindroma e ovaries policistike
Ky problem është një faktor shumë i madh i rrezikut për abort, pasi nëse gruaja vuan nga kjo sindromë do të ketë në trupin e saj nivele shumë të larta të hormonit mashkullor testosterone, i cili përveç të tjerave shkakton ovulim dhe mesntruacione jo normale. Edhe tek gratë të cilat nuk vuajnë nga diabeti, kjo sindromë shkakton probleme në insulin, gjë e cila bën që endometriumi të mos maturohet në mënyrë korrekte. Në këtë rast gruaja duhet të marrë mjekim kundër diabetit, të cilat ulin ndjeshëm rrezikun për një abort pasardhës.
6. Infeksionet bakteriale
Shumë mikro-organizma jetojnë në traktin riprodhues të gruas apo burrit, ndër të cilët disa mund të shkaktojnë problem serioze siç është aborti spontan. Dy më të rrezikshmit janë mycoplasma hominis dhe Ureaplasma urealyticum. Tek gratë këto bakterie mund të infektojnë endometriumin duke e bërë të pamundur zhvillimin e embrionit. E vetmja mënyrë për të parë prezencën e këtyre mikro-organizmave është analiza përkatëse. Në një rast të tillë mjeku mund të përshkruajë për gruan një kurë me antibiotikë.
7. Stil i keq jetese
Këtu mund të përmendim konsumimin e cigares, alkoolit, drogës, dhe shumë toksinave të tjera. Nikotina është në gjendje të kalojë nëpërmjet plaçentës duke ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e fetusit. Gratë duhanpirëse janë dy herë më të rrezikuara nga mundësia për të pasur një abort spontan. Gratë të cilat janë të ekspozuara ndaj disa substancave specifike helmuese për shkak të kushteve në të cilat punojnë, janë gjithashtu të rrezikuara. Ajo që duhet të bëni në këtë rast është të hiqni dorë nga këto vese të këqija dhe të shijoni shtatëzaninë tuaj, duke i ofruar fëmijës tuaj një ambient të shëndetshëm për t’u rritur dhe zhvilluar.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X