Shtatzania jashte mitre, simptomat, shkaqet dhe aborti

0 0

Shtatzania jashtë mitre ndodh në rastet kur embrioni implantohet jashtë zgavrës së mitrës.

Ky problem mund të diagnostikohet në një moment të papritur ndërkohë që shtatzania është duke pasur një ecuri të mirë, dhe në disa raste gruaja mund të mos jetë në dijeni të shtatzanisë duke e marrë vesh krejt papritur. Sido që të jetë kjo do të jetë një traumë për gruan. Embrioni mund të vendoset në 99% të rasteve në tubat e gruas dhe në raste të tjera implantohet në qafën e mitrës, në vezore ose në brendësi të zonës abdominale. Fatkeqesisht një shtatzani e tillë përfundon në abort.

Shkaqet e shtatzanisë jashtë mitrës

Arsyeja më e zakonshme e shtatzanisë jashtë mitrës është dëmtimi i tubave të mitrës që shkakton bllokim apo ngushtim.
Po ashtu, mund të ketë edhe problem me muret e mitrës, që zakonisht tkurren dhe bartin vezën e pjelluar në mitër. Infektimet e pelvikut dhe apendiksit mund të shkaktojnë tubin që të përdridhet apo të ngjitet, kështu që e vonon kalimin e vezës dhe lejon vezën të mbarësohet në tub. Megjithatë, në shumicën e rasteve, mbarësimi i vëzës në tub nuk është i ditur. Në disa raste kjo formë e shtatzanisë mund të shfaqet pa asnjë arsye konkrete, megjithëse më të rrezikuara janë gratë të që kanë pasur më parë një episod të tillë.

Simptomat e shtatzanisë jashtë mitrës

Ndër simptomat më të hershme të shtatzanisë jashtë mitre janë ato që mund të ketë edhe një shtatzani normale, pra vonësa e ciklit. Më pas mund të bëhet diagnostikimi i problemit nëse:
• Në javët e para të shtatzanisë niveli i hCG është më i ulët se normalja;
• Gruaja ka dhimbje në fund të barkut;
• Vihet re gjakderdhje jo e rregullt.
Nëse dyshoni se jeni shtatzanë apo tashmë jeni e sigurt dhe keni dhimbje në fund të barkut apo në zonën pelvike, duhet të shkoni tek mjeku. Në disa raste dyshohet për shtatzani jashtë mitre nëse mjeku gjatë ekografisë nuk është në gjendje të shikojë embrionin e implantuar në uterus.
Mund të ndodhë që dhimbjet të fillojnë menjëherë me apo pa gjakderdhje. Në shumicën e rasteve kjo ndodhë brenda javës së katërt dhe të dhjetë të shtatzanisë me simptomat në vijim:
1. Dhimbje në një anë të barkut. Dhimbja mund të jetë ngulmuese dhe e rëndë.
2. Dhimbje në krye të krahut. Kjo mund të ndodhë për shkak të gjakderdhjes së brendshme që e ngacmon diafragmën.
3. Testi i shtatzanisë. Testi mund të jetë pozitiv, por jo gjithmonë. Analizat e posaçme të gjakut duhet ndonjëherë të bëhen për ta vërtetuar shtatzaninë.
4. Gjakderdhje anormale. Femrat nuk mund ta dinë se janë shtatzanë dhe mendojnë se janë duke kaluar një periudhë menstruale të jashtëzakonshme. Ajo mund të ketë vënë spiralen. Gjakderdhja mund të jetë e rëndë apo më e lehtë se menstruacionet e zakonshme dhe mund të zgjasë më shumë se një ditë. Ndryshe nga gjakderdhja e menstruacioneve, kjo gjakderdhje mund të jetë në ngjyrë të mbyllur dhe e lëngshme.
5. Mungesa apo vonesa e menstruacioneve. Nëse kjo ndodh, shatëzania mund të dyshohet sidomos nëse përjetoni simptoma të shtatzanisë: për shembull vjellje, dhimbje në gji apo në bark, por jo gjakderdhje.
6. Probleme me fshikëzën apo me zorrën e trashë. Dhimbje gjatë jashtëqitjes.
7. Humbja e njenjave. Shenja të tjra janë zbehje, shpejtim i pulsit, vjellje dhe ulja e tensionit.

Rreziqet

Pas një shtatzanie jashtë mitre rritet rreziku për infertilitet ose për shfaqjen e një shtatzanie tjetër jashtë mitre. Fatmirësisht sipas disa statistikave, jo të gjitha shtatzanitë pasardhëse krijohen jashtë mitre. Zakonisht këshillohet që gruaja të tentojë për një shtatzani tjetër pas 3-6 muaj nga terapia. Nëse gruaja në të kaluarën ka pasur disa shtatzani jashtë mitre, mund të këshillohet të kryejë fekondimin In-Vitro, i cili ul rrezikun e një shtatzanie tjetër të tillë.

Diagnostikimi

Kohë më parë një shtatzani e tillë dignostikohej rreth javës së 6-8 të shtatzanisë, kohë e cila përkonte me shfaqjen e dhimbjeve të barkut, gjakderdhjeve, hemoragjive të mundshme të brendshme etj. Zakonisht këto shenja konsiderohen si gjendje emergjence pasi vene në rrezik jetën e gruas, e cila duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr embrionin dhe më pas mjeket duhet të stabilizonon hemoragjinë. Fatmirësisht shumica e shtatzanive jshtë mitre tani diagnostikohen ende pa dalë në pah ndonjë problem i tillë, kjo pasi analizat hormonale si edhe ekografitë janë përmirësuar ndjeshëm.

Çfarë duhet të bëj nëse mbetem shtatzënë përsëri?

Në të gjitha rastet, një grua e cila ka pasur shtatzani jashtë mitrës duhet të konsultohet me mjekun menjëherë nëse ajo dyshon se është shtatzënë përsëri, kështu që ajo të jetë në vëzhgim të vazhdueshëm.

Lexoni edhe: Si te njihni nje shtatzani jashte mitre dhe si te veproni?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X