Si te njihni nje shtatzani jashte mitre dhe cfare te beni me pas

0 0

Shtatzania jashtë mitre konsiderohet ajo shtatzani, në të cilën embrion vendoset jashtë mureve të mitrës, pra në brendësi të mureve të mitrës ose nëpër tuba. Shtatzania më me rrezik është pikërisht ajo që formohet nëpër tubat. Sipas disa të dhënave që vijnë nga SHBA kjo formë e shtatzanisë është më e përhapur tek gratë që kanë pasur më parë një fëmijë.

Cilat janë shkaqet kryesore të kësaj shtatzanie?

Shkaqet janë të ndryshme dhe mund të përmendim:

  • Zhvillim jo i mirë i organeve të brendshme dhe në përgjithësi të tubave, të cilat duke mos pasur tonifikimin e duhur nuk janë në gjendje të shtyjnë më tej embrionin.
  • Tubat janë shumë të gjatë dhe në disa raste edhe me keqformime. Kështu embrioni kalon një kohë të gjatë në tuba dhe më pas vendoset atje.
  • Një infeksion i mundshëm bakterial që krijon një gjendje inflamacioni, i cili bën të mundur ngushtimin e tubave nga do të kalojë embrioni.
  • Endometrioza e tubave. Kjo patologji e modifikon brendësinë e tubave duke e bërë të ngjashme me uterusin. Kështu veza e “ngatërron” dhe mendon se ka gjetur një vend të përshtatshëm për t’u vendosur.

Cilat janë simptomat?

Fatkeqësisht këto shenja ngatërrohen dhe nuk merren në konsideratë sepse janë të ngjashme me ato të një shtatzanie normale. Pra gruaja mund të ndiejë të përziera, të vjella, dhimbje të lehta barku. Më pas, me kalimin e kohës, tek ajo do të paraqiten shenjat tipike të një aborti spontan, pra rrjedhje ematike (gjak me mpiksje), rritet dhimbja abdominale etj. Nëse do të kryeni një test shtatzanie ai do të dalë pozitivisht. Diagnostikimi më i saktë do të kryhet duke bërë një ekografi transvaginale. Nëse do të jeni duke zhvilluar në trupin tuaj një shtatzani jashtë mitre, nuk duhet ta vazhdoni më, pra do të përfundojë në abort.

Regjistrohu edhe ti ne portalin pernenat.al






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X