Sasia e ulët e lëngut amniotik në shtatzëni, cilat janë mundësitë e trajtimit

0 0

Sasia e ulët e lëngut amniotik (oligohydramnios) është një gjendje në të cilën lëngu amniotik është më i ulët sesa pritej për foshnjën gjatë shtatzënisë. Asnjë trajtim për këtë gjendje nuk është provuar të ketë efekt afatgjatë. Por përmirësimi afatshkurtër i sasisë së lëngut amniotik është i mundur dhe mund të bëhet në rrethana të caktuara.

Gjatë shtatzënisë, lëngu amniotik siguron një shtresë që mbron fëmijën nga lëndimet dhe lejon hapësirë për rritje, lëvizje dhe zhvillim të bebit brenda barkut. Lëngu amniotik gjithashtu bën që kordoni i kërthizës të mos ketë shumë presion mes mitrës dhe bebes. Përveç kësaj, sasia e lëngut amniotik pasqyron prodhimin e urinës së foshnjës – një masë e mirëqenies së një fëmije.

Nëse keni sasi të ulët të lëngut amniotik, ajo që ndodh më pas do të varet nga shkaku, ashpërsia, java e  shtatzënisë, shëndeti juaj dhe shëndeti i fëmijës suaj.

Faktorë të ndryshëm mund të kontribuojnë në sasinë e ulët të lëngut amniotic që përfshijnë:

  • Humbje të ujërave tuaja. Cipa e placentës ndodhet larg murit të brendshëm të mitrës – pjesërisht ose tërësisht – përpara lindjes (abrupcion placentor)
  • Një gjendje shëndetësore e nënës, si psh presioni i lartë i gjakut kronik
  • Përdorimi i barnave të caktuara, të tilla si frenuesit e enzimës (ACE) të konvertimit të angiotensinës
  • Një gjendje e caktuar shëndetësore e fëmijës, psh rritje e kufizuar ose çrregullimi gjenetik

Nëse keni sasinë e lëngut amniotik të ulët dhe jeni 36-37 javë shtatzënë, trajtimi më i sigurt mund të jetë lindja. Nëse jeni shtatzënë më pak se 36 javë, mjeku juaj do të shqyrtojë shëndetin e fëmijës tuaj, të diskutoni pse mund të keni sasinë e ulët të lëngut amniotic dhe të këshilloheni për monitorimin e shtatzënisë tuaj dhe të fetusit.

Mjeku gjithashtu mund t’ju rekomandojë të pini më shumë lëngje – veçanërisht nëse jeni të dehidratuara.

Nëse keni sasi të ulët të lëngut amniotik gjatë lindjes, mjeku mund të konsiderojë një procedurë ku mund të bëhet amnionfuzion ose transfusion të lëngut amniotik. Kjo zakonisht bëhet gjatë lindjes nëse bebi ka anomali në rrahjet e zemrës. Amniofuzioni kryhet duke future solucionin në qesen amniotike përmes një kateteri të vendosur në qafën e mitrës gjatë lindjes.

Sasia e ulët e lëngut amniotik gjatë shtatzënisë është një gjendje serioze. Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me sasinë e lëngjeve për fetusin tuaj, bisedoni me mjekun.

Lexo edhe: Stresi afatgjate ne shtatzani, si e ndryshon lengun amniotik






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X