Lengu amniotik

0 1

Lengu amniotik eshte lengu ne te cilin qendron femija gjate 9 muajve te shtatzanise. Ai e mbron femijen nga tronditjet dhe infeksionet, e mban ngrohte dhe i mundeson pergatitjen e aparatit tretes dhe aparatit te frymemarrjes. Gjithashu lengu amniotik ndihmon ne daljen e bebes gjate lindjes.
Perse sherben lengu amniotik?
Lengu amniotik ka disa funksione te vecanta, te cilat ndihmojne ne zhvillimin normal te fetusit.
– Mbron fetusin nga tronditjet
– “Mbyt” disi zhurmat e jashtme
– Mundeson rritjen e fetusit pa deformuar strukturen anatomike
– Mban ne nivele normale temperaturen brenda placentes
– Ndihmon ne zhvillimin e mushkerive
– Ndihmon ne zhvillimin e traktit gastro-intestinal
– Ndihmon ne zhvillimin e sistemit kockor dhe atij muskulor
– Mbron fetusin nga infeksionet e mundshme gjate shtatzanise (e mban ambientin uterin steril)
– Ushqen femijen
Permes lengut amniotik fetusi meson shijet e ushqimeve qe konsumon nena. Kjo ndodh me futjen brenda lengut amniotik te molekulave aromatike te ushqimeve, e cila do te influencoje tek shijet per nje ushqim te vecante te femiijes ne momentin e nderhyrjes me ushqimet e ngurta.
Fale lengut amniotik femija mund te beje “gjimtastiken” e perditshme, e cila perfshin levizjen e perditshme te femijes dhe kthimin pa problem me koke poshte gjate javeve te fundit te shtatzanise.
Ne momentin e lindjes, eshte pikerisht carja e qeses me lengun amniotik, qe stimulon prodhimin e prostaglandines. Prodhimi i saj nxit kontraksionet dhe mundeson hapjen ne zonen vaginale.
Si prodhohet lengu amniotik?
Prodhimi i lengut amniotik mundesohet nga disa struktura te vecanta te cilat jane: placenta, lekura e fetusit, aparati urinar dhe aparati i frymemarrjes. Ne trimestrin e 1-re dhe te 2-te pjesen me te madhe te lengut amniotik e prodhojne veshkat, te cilat prodhojne urine sterile pa asnje gjurme mbeturinash. Gjate ketyre 2 trimestreve dhe deri ne term prodhohet afersisht 800 ml leng amniotik.
Si kontrollohet cilesia e lengut amniotik?
Per te garantuar mireqenien e femijes eshte e rendesishme qe sasia e lengut amniotik te jete ne vlera normale. Gjate kontrolleve rutine te gruas shtatzane, mjeku mat sasine e lengut qe ndodhet ne placente. Kjo matje behet duke vleresuar sasine e lengut qe ndodhet ne secilin kuadrat, praktikisht ne te 4 kuadrat (lengu amniotik ndahet ne 4 te tille) dhe behet mbledhja ne cm. kjo quhet AFI (ne gjuhen shqipe- indeksi i lengut amniotik).
Sasia ne fund te shtatzanise varion nga 8-20 cm. Kjo sasi duhet te jete mesatarisht 10-12 cm. Nese AFI eshte me pak se 5 cm, atehere kemi te bejme me oligohydramnios (pamjaftueshmeri lengu amniotik). Nese AFI eshte me shume se 20-24 cm atehere kemi te bejme me poligohydramnios (sasia e lengut amniotik eshte mbi vleren e lejuar).






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X