Stresi afatgjate ne shtatzani, si e ndryshon lengun amniotik

0 0

Sipas një studimi të ri, stresi i vazhdueshëm tek gruaja shtatzanë rrit nivelet e hormoneve të lidhura me stresin edhe në lëngun amniotik. Plaçenta lëshon hormone që prodhojnë kortikotropin, i cili është përgjegjës për stresin e nënës.

Fjala e shkencës

Sipas mjekut që e zhvilloi studimin, Pearl La Marca-Ghaemmaghami, kortikotropi ndikon negativisht në zhvillimin e organeve të fetusit, duke përfshirë këtu edhe problemet kardiovaskolare, ankthin, çregullimet depressive në moshë më të madhe. Gjatë eksperimentit është matur niveli i hormoneve të stresit, kur ai ka qënë akut, pra i momentit dhe i vazhdueshëm. Kjo është kryer me anën e amnioçentezës, duke qënë se gjatë kësaj proçedure nëna ndien frikë dhe stres. Në këtë rast është vënë re një menaxhim më i mirë i stresit akut nga trupi i nënës. Pra sipas tyre ky lloj stresi nuk është i dëmshëm për fëmijën.

Sipas mjekëve mekanizmat biologjikë që veprojnë pikërisht për mbrojtjen e fëmijës nga stresi, dhe që ndodhen në plaçentë do të aktivizohen dhe do të mbrojnë fetusin. Nga ana tjetër, është vënë re se gjatë stresit kronik, pra të vazhdueshëm, mekanizmi mbrojtës nuk funksionon në mënyrën e duhur, duke bërë që përqëndrimi i kotrikotropit të rritet ndjeshëm. Në raste të tilla këshillohet që gruaja të kërkojë ndihmë tek një mjek profesionist, në mënyrë që të gjëjë mbështetje në lidhje me sfidat që ka përpara. Nëse nuk keni mundësi të merrni këtë ndihmë profesionale, mund të kërkoni ndihmë edhe mbështetje nga familjarët tuaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X