Para se të planifikoni një shtatzani ju duhet të siguroheni nëse jeni apo jo imune ndaj sëmundjes së Rubeolës. Nëse ju gjatë shtatzanisë do të prekeni nga kjo sëmundje, sidomos gjatë tremujorit të parë, do të keni pasoja të rënda për fetusin. Për këtë arsye, nëse ju nuk jeni imunë ndaj saj, duhet të vaksinoheni të paktën 3 muaj para planifikimit të shtatzanisë.
Rubeola është një sëmundje e cila shkaktohet nga një virus i cili bën pjesë në grupin “togavirus”, i cili merret nga rrugët e frymëmarrjes dhe për këtë arsye rreziku i kontaminimit është i madh. Ndonjëherë kjo sëmundje nuk shfaq simptoma dhe për këtë arsye në shumë raste mund të kalojë pa u kuptuar nga personi i prekur.
Kjo sëmundje në rast se shfaqet njëherë le imunitet të përhershëm, prandaj ajo grua e cila e ka kaluar nuk duhet të shqetësohet më. Ndërsa ajo grua e cila nuk e ka kaluar këtë sëmundje, duhet të tregojë shumë kujdes, pasi virusi mund të shkaktojë keqformime të fetusit, sidomos gjatë trimestrit të parë.
Por, mund te ndodhë që: subjektet e vaksinuara ose ato të cilat e kanë kaluar këtë sëmundje të ri-infektohen nga ky virus i cili në këtë rast do të jetë i padëmshëm, pasi kjo fazë do të jetë shumë e shkurtër për të kaluar plaçentën.
Para planifikimit të shtatzanisë ju duhet t’i nënshtroheni një analize gjaku me anën e së cilës ju do të informoheni nëse jeni imunë ndaj kësaj sëmundje.
Nëse testi rezulton negativ ju duhet të bëni vaksinën, pasi nuk e keni kaluar këtë sëmundje. Por, kjo vaksinë duhet të kryhet gjithmonë para fillimit të shtatzanisë, pasi ajo përmban shtame të zbutura të virusit, si një masë paraprake ndaj infektimit.
Pas vaksinimit duhet të prisni të paktën tre muaj para se të filloni një shtatzani. Megjithatë rastet të cilat arrijnë në shtatzani me test negative janë të ralla, kjo pasi vajzat vaksinohen që në moshë të vogël, duke qënë të rralla rastet e kundërta.
Çfarë duhet të bëjnë ato gra të cilat nuk janë imune ndaj sëmundjes?
Nëse gruaja shtatzanë për një arsye apo një tjetër nuk është vaksinuar dhe gjatë shtatzanisë ajo rezulton se nuk është imune ndaj sëmundjes, duhet të tregojë kujdes për të mos u ekspozuar ndaj virusit sidomos 16 javëve të para së shtatzanisë.
Në varësi të punës që nëna e ardhshme bën, mjeku pasi shqyrton rastin mund të përshkruajë për të imuno-gamaglobulinë e vecantë, e cila shërben për të forcuar sistemin imunitar të nënës si edhe për të penguar futjen e virusit përmes plaçentës. Kjo ndodh kryesisht në ato raste kur nëna punon në ambiente me fëmijë ( shkolla, kopështe ), pasi këto subjekte janë të “preferuarat” e këtij virusi.
Robeola e marrë gjatë shtatzanisë
Nëse gjatë shtatzanisë nëna e ardhshme preket nga sëmundja e Rubeolës, pasojat për fetusin do të jenë të rënda për shumë organe, kryesisht për sytë ( rrezikohet shfaqja e kataraktit ose glaukomës ), veshët ( mund të shkaktojë shurdhim ), zemrën dhe enët e mëdha të gjakut, sistemin nervor ( mund të shkaktojë vonesë të zhvillimit psikomotorr ).
Për të shmangur këto rreziqe gruaja duhet të marrë imuno-globulinat e nevojshme të cilat do të përforcojnë sistemin imunitar të saj. Rreziqet që i kanosen fetusit varen edhe nga periudha në të cilën është shfaqur sëmundja gjatë shtatzanisë.
Çfarë ndodh nëse sëmundja prek gruan gjate 4 javëve të para së shtatzanisë?
Kjo ndodh në rreth 60% të rasteve ndërsa shfaqja e sëmundjes gjatë javëve 13-16-të së shtatzanisë ndodh në rreth 10% të rasteve. Infektimi nga ky virus gjatë tremujorit të parë së shtatzanisë, mund të provokojë abort.
Çfarë ndodh nëse kontaminimi nga Rubeola ndodh pas javës së 16-të së shtatzanisë?
Nëse kjo sëmundje shfaqet pas javës të 16-të së shtatzanisë, ajo qëndron aktive deri në momentin e lindjes, në formën e një infeksioni kronik në evolucion, por që jep pasoja më të lehta krahasuar me shfaqjen gjatë trimestrit të parë.
Materiale te ngjashme
Pse çdo grua shtatzënë duhet...
Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...
MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...
A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...
Jo çdo NIPT është NIFTY
"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...
Gjithçka që duhet të dini...
Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu