Rubeola ne shtatezani: simptomat, rreziqet dhe trajtimi

0 0

Rubeola është një sëmundje infektive që shkaktohet nga virusi i rubeolës. Transmetimi i virusit bëhet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe shfaqet rreth 10-15 ditë pas infektimit. Rubeola përbën rrezik për gruan shtatëzanë, sidomos nëse infektimi ndodh gjatë tremujorit të parë. Ajo mund të jetë e detyruar të bëjë ndërprerje të shtatëzanisë për shkak të rrezikut të madh që fetusi të ketë anomali. Pasi gruaja kalon një infektim, merr imunitet për gjithë jetën.

Rreziku për fëmijën

Si pasojë e infektimit mund të ndodhë abort, vdekje fetale, infeksion në plaçentë por edhe infektim i fetusit. Plaçenta siguron një mbrojtje nga java 12-28, e cila është e vogël në trimestrin e parë. Nëse infektimi ndodh në tremujorin e dytë rreziku bëhet më i vogël dhe nëse ndodh në të tretin behet fare i parëndësishëm.

Cilat janë anomalitë që rubeola mund të shkaktojë tek fetusi?

  • Shurdhim;
  • Katarakt;
  • Anomali në zemër;
  • Peshë e vogël në lindje;
  • Defekte të palcës së kuqe të kockave.

Si mund të trajtohet rubeola?

Nuk ekziston ende një terapi specifike, madje as edhe një mundësi për të parandaluar transmetimin e rubeolës nga nëna tek fëmija. Për të parandaluar këtë sëmundje nëna duhet të kryejë vaksinën e posaçme e cila do ta bëjë atë të jetë imune ndaj sëmundjes dhe për pasojë të mos preket kurrë prej saj. Nëse jeni femër e re dhe nuk jeni ende e vaksinuar, duhet të kryeni menjëherë këtë vaksinë! Në momentin që jeni shtatëzanë vaksinimi nuk mund të kryhet.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X