loading

Pse rritja e barkut gjatë shtatzënisë mund të jetë në formë “koni”?

Gjatë shtatzanisë, është e zakonshme që gratë të pësojnë ndryshime fizike në trupin e tyre.




0 0

Ekzistojnë ato ndryshime të dukshme si pigmentimi i lëkurës, zmadhimi i gjoksit dhe rritja e barkut nga foshnja. Sa i përket formës së përgjithshme të barkut  gjatë shtatzënisë, shumica e grave presin që barku i tyre të jetë në formë të rrumbullakët.

Megjithatë, ndonjëherë, forma ndryshon sa herë që fëmija lëviz në bark, diku pas muajit të 7. Me pak fjalë, ndërsa dita e lindjes afrohet, barku në rritje fillon të marrë forma të çuditshme për arsye të ndryshme. Por, çfarë po ndodh nëse barku gjatë shtatzënisë po merr formën e një koni në vend të jetë i rrumbullakët si supozohet?

Në fillimin e shtatzanisë tuaj (kryesisht deri në 12 javë), mitra ka formën e një dardhe. Që nga ky moment, ndërsa fëmija fillon të rritet brenda barkut, mitra fillon të zgjerohet dhe kështu veprojnë edhe muskujt e barkut për t’u akomoduar. Në këto moment në trupin e gruas fillon të shfaqet rritja e barkut e cila zakonisht është e rrumbullakët.

Laura Mazza, një grua shtatzënë ka publikuar në profilin e saj në facebook se si barku mori formë koni. Ajo mendoi se ishte shpina e foshnjës që ndoshta në ato momente po dukej tek barku.

Por ajo nuk e dinte se janë gati dy të tretat e grave shtatzëna që e përjetojnë këtë fenomen. Kjo është një gjendje e quajtur “Diastasis Recti”, që do të thotë ndarje abdominale (muskulore). Ndarja e muskujve në vetvete është e dukshme gjatë shtatzanisë pasi fëmija në rritje shtyn muskujt e mitrës. Kjo sjell ndarjen e anës së djathtë dhe të majtë të muskujve të barkut. Sidoqoftë, kur të dy këto grupe të mëdha paralele të muskujve të barkut, të cilat takohen në qendër të barkut, ndahen nga një distancë anormale, kjo bën që barku të zgjatet.

Ka shumë arsye pse kjo shkaktohet gjatë shtatzanisë, si për shkak të më shumë se një fëmije në bark, shtatzënia pas moshës 35 vjeç, etj.

Gratë që përjetojnë “diastasis recti” kanë shumë gjasa ta vërejnë këtë vetëm kur muskujt e barkut janë të tensionuar, si në rastin e Laurës. Ato gjithashtu mund ta vërejnë atë kur lëvizin nga një pozicion i shtrirë në një pozicion për t’u ulur.

Kjo gjendje mund të sjellë dobësimin e muskujve të barkut, dhimbje të shpinës, vështirësi në ngritjen e objekteve dhe ndërhyrje në aktivitetet rutinore të jetës së përditshme. Sidoqoftë, pas lindjes së fëmijëve, kjo gjendje mund të tejkalohet nga ushtrime specifike. Në raste të rralla kur shkakton probleme të rënda shëndetësore, mund të rekomandohet një operacion.

Pra, ndërsa vetë Laura nuk ishte në dijeni të kësaj gjendje, postimi i saj fitoi shumë vëmendje në mediat social. Shumë gra që prisnin rë bëheshin nëna treguan se edhe ato e kishin përjetuar këtë gjendje por nuk ishin të vetëdijshme dhe ishin mirënjohëse që kjo u soll në vëmendjen e të gjithëve.

A njihni edhe dikë që është shtatzënë dhe mund të jetë duke kaluar një gjendje të ngjashme? Apo e keni provuar vetë? Na tregoni se si e trajtuat atë duke komentuar më poshtë.

Lexo edhe: A ndikon madhesia e barkut ne shendetin e bebes?


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shtatzënia, pse duhet t’i kushtohet...

Në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre, fëmijët që kanë baballarët e stresuar do të jenë më kapriçozë, më të shqetësuar dhe më të frikësuar nga situatat e panjohura. Pasojat te...

Skleroza e shumëfishtë, a mund...

Të prekurit nga skleroza e shumëfishtë, një sëmundje që prek sistemin nervor dhe mund të çojë në paaftësi të rëndë, janë mbi të gjithë të rinjtë mes moshës 20 dhe...

Përdorni këtë ilaç në shtatzani?...

Tilenoli është një prej medikamenteve kundër dhimbjes, për të cilët mjekët thonë se është i sigurt për gratë që ta përdorin gjatë gjithë shtatzanisë. Por një studim i kohëve të...

Nuk kishte biletë, nxjerrin nga...

Ngjarja ka ndodhur në La Spezia, në Liguria. Francesca Pennucci, 45 vjeçe, është në muajin e nëntë të shtatzanisë. Ajo u përpoq të blinte biletën e autobusit kur tashmë kishte...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X