Cilat janë format standarte të trupit, a ndryshojnë ato dhe çfarë mund të bëjmë për t’i ndryshuar?

0 0

Çdo lloj trupi është i bukur

Trupat tanë janë të formave dhe madhësive të ndryshme. Kjo është pjesë e asaj që e bën secilin prej nesh unik. Disa prej nesh janë më me forma, disa prej nesh kanë ijet më të ngushta dhe supet më të gjera- ne të gjithë jemi ndryshe. Megjithatë, shumica prej nesh mund ta kategorizojnë formën e trupit në disa lloje kategorish.

Për shembull, një studim i vitit 2004 raportoi se përshkrimet e trupave të femrave janë përshkruar historikisht në kategori të bazuara në forma të tilla si trekëndëshi, drejtkëndëshi, diamanti, ovale dhe orë me rërë. Këto janë vetëm disa nga llojet e ndryshme të trupave, që mund të keni dëgjuar.

Pra cilat janë këto lloje të ndryshme trupash? Është e rëndësishme të mbani mend se kategorizimi i llojeve të trupit nuk është një shkencë e saktë. Shpesh, ka shumë ndryshime brenda një “lloji”. Ju mund të zbulonise forma juaj individuale përmban karakteristika nga disa prej llojeve të ndryshme të trupave të treguara më poshtë:

Drejtkëndësh i drejtë, ose “banane”

Nëse matjet tuaja të belit janë pothuajse të njëjta me ijet ose bustin tuaj, dhe shpatullat dhe ijet tuaja janë në të njëjtën gjerësi, keni atë që quhet trup “banane” ose drejtkëndësh. Stilistët me siguri do t’ju këshillojnë të vishni veshje që nxjerrin në pah supet, të vishni fustane tub, ose të vendosni rripa në bel.

1

Trekëndësh ose “dardhë”

Në këtë formë, supet dhe busti juaj janë më të ngushta se ijet tuaja. Ju ndoshta keni krahë të holla dhe me shumë mundësi beli del jashtë ijeve tuaja. Stilistët shpesh rekomandojnë veshje që nuk I tregojnë linjat.

Në formë luge

Ky lloj trupi është mjaft i ngjashëm me formën e trekëndëshit ose “dardhë”. Ijet tuaja janë më të mëdha se busti juaj ose pjesa tjetër e trupit tuaj. Mund të keni një bel të hollë dhe të keni po ashtu krahë të hollë. Stilistët këshillojnë që të vishni veshje që tregojnë belin.

Orë me rërë

Nëse ijet dhe busti juaj janë pothuajse të barabarta në madhësi dhe ju keni një bel të mirë-përcaktuar që është më i ngushtë se ijet dhe busti, ju keni një formë trupi si orë me rërë. Në këtë rast pjesa e vitheve dhe pjesa e sipërme të trupit shkojnë në proporcion me njëra-tjetrën. Shpatullat tuaja mund të jenë paksa të rrumbullakosura, dhe ka shumë gjasa që të keni edhe vithe të rrumbullakosura. Veshje që tregojnë format, ose veshjet formale janë përshtatur pikërisht për këtë lloj trupi.

Orë me rërë por më e madhe në pjesën e sipërme

Kjo formë e trupit është kur pjesa e gjoksit është pak më e madhe se pjesa e ijeve. Stilistët këshillojnë veshje që në pjesën e sipërme tregojnë format.

2

Orë me rërë por më e madhe në pjesën e poshtme

Kjo është forma e preferuar për ato që kërkojnë të kenë të pasme pak më të mëdha se pjesa e bustit. Në këtë rast stilistët këshillojnë të vishni rroba që tregojnë format në pjesën e poshtme të trupit.

Trekëndësh i përmbysur ose “mollë”

Nëse supet dhe busti juaj janë më të gjera se sa ijet, ju keni formën e trupit që njihet si trekëndësh i përmbysur ose në trupi në formën e mollës.  Stilistët mund të rekomandojnë bluza që kanë disa ngushtiume rreth belit dhe dekolte më të hapur, ose veshje që tregojnë këmbët tuaja.

Rrethore ose ovale

Nëse busti juaj është më i madh se pjesa tjetër e trupit tuaj, ijet tuaja janë të ngushta, dhe pjesa e barkut është më e plotë, ju keni atë që zakonisht quhet një lloj trupi i rrumbullakët ose oval. Stilistët zakonisht këshillojnë veshje që nxjerrin në pah pjesën e sipërme ose që kanë detaje vertikale.

Diamant

Nëse keni ije më të gjeea se supet, një bust të ngushtë dhe një gjoks dhe bark më të madh, keni atë që quhet një trup në formë diamanti. Me këtë lloj, ju mund të keni pak më shumë peshë në pjesën e sipërme të kofshëve dhe të keni krahë të hollë. Për këtë lloj trupi zakonisht rekomandohet veshja e bluzave të mbyllura dhe  që mbulojnë supet.

Një trup atletik

Nëse trupi juaj është muskulor, por nuk është i lakuar në ndonjë pjesë, ju keni një lloj të trupit atletik. Madhësia e shpatullave dhe ijeve tuaja janë thuajse të njëjta. Gjoksi është më I ngushtë se shpatullat dhe ijet. Stilistët shpesh këshillojnë bluza të lidhura në qafë, bluza që nxjerrin shpatullat, ose bluza bust.

Çfarë ndodh me metaforat e frutave?

Përdorimi i frutave për të përshkruar llojet e trupave ka qenë prej kohësh si një stenografi vizuale; një mënyrë për të përshkruar formën në një mënyrë më pak teknike ose shkencore. Megjithatë shumë njerëz nuk i pëlqejnë këto metafora me formën e frutave. Shumë mendojnë se përdorimi i këtyre termave kontribuon në objektivizimin duke e kthyer trupin në një objekt që duhet vlerësuar nga të tjerët. Kjo mund të ndihmojë në përsëritjen e idesë së rreme se ekziston një lloj trupi “ideal” ose “më i dëshirueshëm”.

Në një studim mbi teorinë e objektivitetit, studiuesit Barbara Fredrickson dhe Tomi-Ann Roberts shkruajnë: “Kjo perspektivë për vetveten mund të çojë në monitorimin e trupit të zakonshëm, i cili, nga ana tjetër, mund të rrisë mundësitë që gratë të kenë turp dhe ankth, si edhe të zvogëlojë mundësitë për motivim tek femrat. Akumulimet e përvojave të tilla mund të japin llogari për një sërë rreziqesh të shëndetit mendor që ndikojnë në mënyrë disproporcionale tek gratë: depresioni unipolar, mosfunksionimi seksual dhe çrregullimet e të ngrënit “. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur revistat dhe mediat tjera inkurajojnë njerëzit me lloje të caktuara të trupit për të fshehur ose “korrigjuar” trupat e tyre në vend që t’i përgëzojnë për dallimet që kanë. Por mbani mend se mënyra se si jue përshkruani trupin tuaj varet vetëm nga ju. Askush tjetër nuk mund t’ju etiketojë.

Cilat faktorë ndikojnë në formën e trupit tuaj?

Disa elementë të llojit të trupit tuaj përcaktohen nga struktura e kockave. Për shembull, disa njerëz kanë më shumë forma të lakuara, të pasme të rrumbullakëta dhe një lakim në shpinën e tyre. Të tjerë mund të kenë ije më të gjëra, këmbë më të shkurtra etj. Deri në kohën që arrin moshën e rritur, struktura dhe përmasat e kockave do të kenë arritur formimin e tyre edhe nëse matjet tuaja ndryshojnë kur fitoni ose humbni peshë. Gjenetika gjithashtu luan një rol. Gjenet tuaja përcaktojnë se si trupi juaj grumbullohet dhe ruan dhjamin.

Dhe në shumë raste, yndyra e trupit nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë. Tek disa njerëz yndyra mund të grumbullohet vetëm tek barku, ndërsa tek të tjerët mund të grumbullohet edhe në krahë, këmbë apo kofshë. Hormonet gjithashtu mund të ndikojnë në formën e trupit tuaj. Për shembull, stresi mund të shkaktojë që trupi të çlirojë hormonin e kortizolit.  Kortizoli  i stresit mund të lidhet me ndërtimin e yndyrës rreth organeve tuaja më jetësore në bark. Estrogjeni dhe progesterone që lëshohen nga organet seksuale, gjithashtu mund të ndikojnë në mënyrën se si trupi juaj i ruan yndyrat. Për shembull, estrogjeni mund të bëjë që trupi juaj të ruajë yndyrën vetëm në pjesën e poshtme të barkut.

A mund të ndryshojnë format e trupit me kalimin e kohës?

Plakja është një nga faktorët kryesorë që prekin formën dhe madhësinë e trupit tuaj me kalimin e kohës.Të rriturit e moshuar kanë tendencë të kenë nivele më të larta të yndyrës trupore në përgjithësi. Dy faktorët kontribues janë një metabolizëm ngadalësues dhe humbje graduale e indeve të muskujve.

Plakja gjithashtu mund të ndikojë në lëvizje, duke sjellë një mënyrë jetese ku qëndroni më shumë ulur. Kjo mund të çojë në shtim në peshë. Plakja mund të ndikojë edhe në gjatësinë tuaj. Shumë njerëz mendojnë se ata gradualisht bëhen më të shkurtër pas moshës 30. Kjo mund të ndikojë në mënyrën se si trupi juaj duket në përgjithësi.

Sipas një studimi të 2016, menopauza mund të ndryshojë formën e trupit tuaj dhe shpërndarjen e yndyrës duke  bërë që të vendosni më shumë peshë në barkun tuaj.Me fjalë të tjera, ky tranzicion hormonal mund të bëjë që të ndryshoni nga një formë “dardhë” në një formë “mollë”.

Forma e trupit tuaj gjithashtu mund të ndryshojë nëse fitoni ose humbni peshë – por këto ndryshime do të jenë të vogla.Kjo për shkak se trupi i trupit tuaj ruan yndyrën dhe struktura juaj e përgjithshme e kockave do të mbetet e njëjtë.

Po nëse doni të ndryshoni formën e trupit tuaj?

Nëse doni të ndryshoni gjëra të caktuara për veten  stërvitja mund të bëjë ndryshime.Ushtrimet e rregullta mund të ndihmojnë në ndërtimin e masës së muskujve të dobët dhe të përcaktojë formën e trupit tuaj.Kjo mund t’ju ndihmojë të theksoni veçori të caktuara ose të ndryshoni formën tuaj të përgjithshme.

Për shembull, mund të jeni në gjendje t’i jepni krahëve më shumë muskuj.Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se një pjesë e madhe e asaj që përcakton formën tuaj të trupit është vendosur në themel nga struktura e kockave dhe gjenetika.

Lexo edhe: Çfare mendojne burrat per trupin e bashkeshortes pas lindjes?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X