Pse gratë që pësojnë abort, fajësojnë veten?

Edhe pse shkaqet e abortit spontan nuk jane aspak ne doren e nenes dhe nenat kete e dine, perseri ne raste humbjesh nenat fajesojne veten.




0 1

Për fat të keq, abortet janë të zakonshme dhe prekin diku rreth 10 deri në 25 përqind të grave shtatzëna. Shumica e tyre ndodhin në tremujorin e parë për arsye përtej kontrollit tuaj, dhe në shumicën e rasteve, nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar një abort dhe asgjë që ju mund ose duhet të kishit bërë ndryshe. E megjithatë, një studim i fundit ka treguar se gratë sërish fajësojnë veten për humbjen.

Sipas sondazhit, të realizuar nga Ava, një iniciativë e shëndetit dixhital që synon të avancojë shëndetin riprodhues të grave me inteligjencë artificiale dhe hulumtime klinike, 66 përqind e të anketuarave fajësuan veten për abortin e tyre. Abortet janë shpesh rezultat i anomalive kromozomale një fakt që 81 deri 95 përqind e grave të anketuara në çdo grupmoshë e dinin. Përkundër kësaj, shumica e grave menduan se humbja e tyre ishte për shkak të faktorëve nën kontrollin e tyre, të tilla si stresi (59 përqind), ushtrimi intensiv (28 përqind) dhe ngritja e objekteve të rënda (27 përqind). Sidoqoftë, studimet e bëra nga ACOG vërtetojnë se asnjë nga këta nuk është faktorë i vërtetë kur bëhet fjalë për abortin.

Sipas Lindsay Meisel, kryeredaktore shkencore në Ava, arsyeja kryesore e mendimeve të tilla kanë të bëjnë me një hendek në kujdesin që u ofrohet grave kur abortojnë. “Kur jeni shtatzënë, gjithçka është e përqendruar tek fëmija që prisni dhe gjithë kujdesi është i përqëndruar aty por ky kujdes është po aq i nevojshëm edhe nëse pritja e ëmbël ndëroritet”, thotë Meisel.

Sondazhi, i cili përfshinte të dhëna nga 3,440 gra në SH.B.A., Kanada dhe Evropë, gjithashtu zbuloi se 75 përqind e grave thanë se donin të provonin përsëri për një fëmijë menjëherë, por 49 përqind thanë që mjeku i kishte këshilluar të prisnin disa cikle para se të përpiqen të konceptojnë – edhe pse hulumtimet kryesore mjekësore tregojnë se është përgjithësisht mirë për gratë që të provojnë përsëri brenda ciklit të tyre të parë pas një aborti.

Megjithëse gratë duket se e dinë që abortet janë të zakonshme dhe shpesh nuk janë faji i askujt, vetë-fajësia është ende e përhapur.

Mos harroni, nëse po përballeni me një humbje, nuk jeni vetëm dhe nuk është faji juaj.

Lexo edhe: Nga jashtëqitja e krokodilit tek rrahja barbare, procedurat e abortit ilegal






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X