Mungesa e mishit në shtatzani, dëme neurologjike te fetusi

0 0

 

Dieta vegjetariane tek gratë shtatzëna, në mënyrë indirekte mund të shkaktojë dëmtime të përhershme neurologjike te fetusi për shkak të mungesës të madhe të vitaminës B12.

Ushqimi i ndryshëm dhe i balancuar gjatë shtatzënisë

Vitamina B12, ose kobalamin, që kryesisht përfshihet në ushqime me origjinë shtazore, ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit nervor qendror dhe nevoja për të rritet gjatë shtatzënisë. Gratë që ndjekin një dietë ku nuk përfshihet mishi, duhet të marrin paraasysh rreziqet që sjell mungesa e kësaj vitamine.

Nëse nëna nuk merr merr mjaftueshëm vitaminë B12 mund të shkaktojë dëme neurologjike te fëmija, që kur ai është ende në bark dhe këto dëme do të përkeqësohen në muajt e ardhshëm gjatë gjidhënies.

Nevojiten shtesa të vitaminës B12 në shtatzani

Giancarlo Marca, president i Shoqërisë Italiane për studimin e sëmundjeve të trashëguara metabolike dhe shfaqjen te i porsalinduri thotë se mediat dhe institucionet shëndetësore duhet të sinjalizojnë rrezikun e dietave vegjetariane gjatë shtatzënisë. Nënat që nuk e marrin këtë vitaminë përmes ushqimit, duhet patjetër të marrin suplemente shtesë pasi fëmija mund të dëmtohet shumë nga mungesa.

Qëllimi i këtij raporti nuk është të cilësojë si të gabuar dietën vegjetariane, por një grua që pret një fëmijë, duhet të masë nivelet e vitaminës B12 për t’u siguruar se nuk ka ndonjë efekt negativ tek fetusi.

Lexo edhe: 5 perfitimet nga konsumi i mishit te qengjit ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X