Metoda e re e qetësimit të dhimbjeve të lindjes pa ilaçe

0 0

Ekziston një opsion i ri për gratë që duan të lindin foshnjat e tyre pa epidurale ose medikamente të tjera: realiteti virtual.

Lorna Massov, një studente e doktoratës në Universitetin Victoria të Uellingtonit nga Shkolla e Infermierisë, Mamisë dhe Praktikës Shëndetësore në Zelandën e Re, është duke studiuar se si teknologjia e realitetit virtual (VR) mund t’i ndihmojë gratë në lindje për të menaxhuar dhimbjen e tyre.

“Ka shumë metoda të tjera të përdorura për të ndihmuar gratë të lindin pa medikamente dhe unë mendova se realiteti virtual do të përshtatet mirë me këtë grup teknikash siç është përdorur më parë për menaxhimin e dhimbjes në fusha të tjera,” tha ajo në një artikull të botuar nga Universiteti Victoria i Uellingtonit. “Lindja mund të jetë e gjatë dhe ju mund të lodheni duke përdorur të njëjtat teknika të menaxhimit të dhimbjes. Vizualizimi është një mjet shumë i fuqishëm që mund të qetësojë pacientet”.

Për studimin e saj, ajo rekrutoi një grup të grave shtatzëna dhe ju dha të përdornin një kufje VR për t’u kënaqur me të. Ato e mbajtën atë gjatë fazave të hershme dhe aktive të lindjes për intervalet 10-minutëshe. Massov vlerësoi nivelet e tyre të dhimbjes, si dhe mati pulsin dhe tensionin e tyre, të cilat janë tregues të stresit në trup.

Rezultatet?

Shumë gra raportuan se VR i ndihmoi ato të kishin një përvojë pozitive të lindjes. Ndërsa nuk e zvogëloi dhimbjen aktuale, ishte e suksesshme t’i shkëpuste nënat prej saj, gjë që në fund i ndihmoi të menaxhonin dhimbjen.

Përvojat më të njohura të VR ishin skena natyrore dhe nënujore, por gratë thanë që shumica e skenave që ishin në dispozicion të tyre ishin shumë të shkurtra, veçanërisht duke marrë parasysh se sa kohë mund të shkojë një lindje. Prapëseprapë, shumica e tyre thanë se do ta përdorin përsëri dhe do t’ua rekomandojnë atë edhe mikeshave të tyre shtatëzanë.

Nuk është hera e parë që VR gjithëpërfshirëse është studiuar si menaxhim i mundshëm i dhimbjes. Një raport i botuar në fillim të këtij viti në Gazetën Amerikane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë gjithashtu zbuloi se “është vërtetuar se është një metodë e vlefshme, jo farmakologjike për të trajtuar dhimbjen dhe ankthin”.

Lexo edhe: A mund të përdorim hipnotizimin për të pasur një lindje pa dhimbje?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X