A mund të përdorim hipnotizimin për të pasur një lindje pa dhimbje?

0 0

Lindja e një fëmijë na frikëson të gjithave. Nëse është  lindja e parë apo e pestë, nuk ka rëndësi: ju asnjëherë nuk do ta dini se si do të shkojë ajo për ju apo për fëmijën tuaj. Pra ideja që mund të hipnotizoni mendjen tuaj për të kalua  nëpër një përvojë të frikshme dhe të dhimbshme si lindja, na josh të gjithave.

“Si shumica e grave që e stërvitin veten javën e fundit të shtatzënisë për dhimbjet e lindjes, edhe unë kam qenë shumë e frikësuar: më kanë thënë që dhemb, dhe kam parë në filma që gratë vuajnë. Por sa intensive është kjo dhimbje, për sa kohë? Unë isha e gatshme të bëja epiduralin ndonëse kam frikë për gjilpërat dhe nga efektet anësore që kjo gjilpërë mund të kishte për mua dhe për fëmijën tim. Unë isha e shqetësuar dhe mbingarkesa emocionale po më përfshinte.

Duhet të qetësohesha,  dhe instruktori im i yoga-s më sugjeroi për të ndjekur një kurs hipnotizues.

Shpresoja që hipnoza të mund të më hiqte ankthin tim në mënyrë magjike dhe të kisha në krahë beben time”, ka treguar një nënë e re.

Së bashku me teknikat e frymëmarrjes, teknikat e masazhit dhe hidroterapinë, hipnoza është një mjet që gratë mund ta përdorin për një lindje pa dhimbje ose për të menaxhuar dhimbjet. Është praktika e kalimit të mendjes nga e ndërgjegjshme në një gjendje ekstaze, ku mendja është e hutuar ose e shkëputur nga gjendja reale e momentit. Kështu nëna ka më pak gjasa të perceptojë praninë e dhimbjes.

A është e sigurt hipnoza?

Në fakt, hulumtimet e reja kanë treguar se hipnoza krijon ndryshime reale në sistemin tonë nervor,  në nivelet e hormoneve dhe të endorfinës (hormonet përgjegjëse në tru që lëshojnë receptorët për qetësimin e dhimbjes). Përdorimi i mëndjes është një mënyrë e sigurt për ju dhe për fëmijën dhe gjithashtu është e ligjshme, pasi ju thjesht do të mendoni me gjakftohtësi për situatën.

Më së shumti gratë nuk I motivon frika e dhimbjes. Hipnoza është një mënyrë më e mirë që trajnon edhe gratë që planifikojnë të lindin në shtëpi apo që nuk mund të marrin epidural për arsye mjekësore.  Hipnoza mund të përdoret edhe për të ndihmuar gratë që kanë frikë nga gjilpëra për të mos pasur më frikë.

Për Ehrin Albright, nënë e dy fëmijëve të moshës 1 dhe 4 vjeç, marrja e trajnimit për gjatë shtatzënisë së saj të parë e ndihmoi që ajo të rifitonte një ndjenjë të autonomisë mbi trupin e saj. “Hipnoza më kujtoi se shtatzënia dhe lindja janë jashtëzakonisht të natyrshme”, ka treguar ajo.

Hipnoza është padyshim një mënyrë për të ndier se I ke gjërat nën kontroll. Ti nuk mund të parashikosh kur do të vijë kontraktimi tjetër ose sa i fortë do të jetë ai, por ju mund të kontrolloni reagimin tuaj ndaj tij.

Hipnoza është një gjendje e përqëndrimit të brendshëm dhe absorbimit, e kombinuar me të menduarit selektiv. Ajo mund të bëhet në formën e një mendimi që përsëritet për t’ju ndihmuar të qetësoheni, siç ju ndihmon lënia e duhanit apo përmirësimi i gjumit.

Shumë njerëz ngatërrojnë meditimin me hipnozë. Ndonëse ato janë shumë të ngjashme, meditimi do të thotë të jeni të vetëdijshme  për mendimet tuaja, por të lejoni që mendimet të kalojnë pa gjykim.

Në hipnozë, mendja juaj e vetëdijshme mund të reagojë, por mbetet në sfond ndërsa ju veproni me të pavetëdijshmen.

Por si mund të përjetosh hipnozën?

Ndonëse është pak e ndryshme për njerëz të ndryshëm, e ndenjura në një vend zakonisht ndihmon në fillimin e procesit. Aty ju do t’i mbyllni sytë dhe do të ndiqni udhëzimet nga specialistit që do të përdori hipnozën. Ju filloni shihni një numër, përqendroheni aty, krijoni numra të tjerë me imagjinatë dhe shikoni më thellë në secilën prej tyre.  Sa më e thellë është gjendja e hipnozës, aq më i thellë është perceptimi i rehatisë.

Hipnoza mund të përfshijë gjendjen vizuale, psh mund të shkoni në një vend të veçantë me mendje, ndërkohë që jeni duke lindur.

Pse duhet përdorur hipnoza?

Të dhënat rreth hipnoterapisë për lindjen e fëmijës janë të dyshimta, por hulumtuesit po fillojnë të kuptojnë më mirë se sa e rëndësishme është lidhja e trupit me mendjen.

Një nga mjeket që ka përdorur hipnozën për 18 vite, Shaën Gallagher, ka treguar se menaxhimi I dhimbjeve përmes hipnozës  në lehtësimin e lindjeve duke i bërë ato më të shpejta dhe më të rehatshme, zvogëlon nevojën për medikamente dhe ndërhyrje të tjera dhe rezulton në kohë më të shpejtë  shërimi dhe qëndrim më të shkurtër në spital.

Lexo edhe: Si mund t’i stimuloje mjeku dhimbjet e lindjes

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X