Ato nuk janë vetëm të shijshme, por edhe shumë të shëndetshme, dhe një prej vlerave të tyre duket se ka lidhje edhe me luftimin e qelizave kancerogjene.
Përmbajnë molekula anti-tumorale
Luleshtrydhet përmbajnë qeliza që frenojnë avancimin e tumorit në zonën e gjirit, dhe kjo është vërtetuar me anën e testeve të kryera nga Universiteti Politeknik në Marche (Itali), në bashkëpunim me Universitetin Europian “Atlantico” në Spanjë. Ky studim u publikua në revistën shkencore Reports. Sipas tyre luleshtrydhet janë shumë të pasura me disa përbërje fenolitike të cilat frenojnë shumimin e qelizave tumorale të gjirit.
Studimi Italian
Studimi u krye duke trajtuar In-Vitro qelizat tumore në mënyrë që të verifikohej efektshmëria e luleshtrydheve kundër qelizave tumorale. U përdor një linjë tepër agresive e këtyre qelizave të cilat u trajtuan me luleshtrydhe tip “Alba”, për 24, 48 dhe 72 orë. Cikli i përhapjes së qelizave u bllokua. Më pas studimi u krye edhe tek subjektet e gjalla, pra tek kafshët të cilave ju injektuan qeliza tumorale. Pas trajtimit me luleshtrydhe u vu re një bllokim i përhapjes tek kafshët që konsumuan luleshtrydhe. Pra sipas studiuesve, një dietë e pasur me luleshtrydhe do të jetë një strategji e mirë për të parandaluar qelizat kancerogjene.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu