Shpesh proçesi i lindjes shfaq shumë frikë, ankth, pasiguri, dyshime. Gruaja mendon se nuk do të jetë në gjendje të kuptojë kur lindja është afër apo kur ky proçes do të fillojë, por me anën e disa shenjave kjo nuk do të jetë aspak e vështirë.
Keni kontraksione?
Uterusi juaj në këtë moment do të fillojë të kontraktohet në mënyrë që të bëhet gati për të nxjerrë jashtë fëmijën. Nëse kontraksionet janëtë rregullta fëmija është duke ardhur. Ato zgjasin rreth 30-70 sekonda dhe bëhen gjithnjë e më të forta.
Ju dhemb shpina?
Këto dhimbje tani lokalizohen në fund të shpinës dhe përhapet në pjesën e përparme të trupit.
Plasja e ujërave
Nëse plasin ujërat duhet të njoftoni mjekun. Ai mund të kërkojë të shkoni menjëherë në spital në mënyrë që mos rrezikoheni nga ndonjë infeksion. Në disa raste ujërat mund t’i plasë doktori gjatë lindjes.
Keni sekrecione me shenja gjaku?
Kjo është tapa mukoide e cila zakonisht bie më parë se lindja të fillojë. Gjithsesi duhet të komunikoni me mjekun në momentin që do të ndodhë.
Keni filluar të hapeni
Qafa e mitrës do të fillojë të hapet për të mundësuar daljen e bebit. Në momentin që do të ketë arritur 10 cm do të filloni të shtyni për të nxjerrë bebin tuaj.
Lexoni edhe: Shenat e lindjes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu