Kujdes cfare i thua nenes nese tek djepi i bebes shikon nje flutur lejla

0 0

Në Shqipëri kjo nuk është një praktikë që ndiqet, por pernenat.al ndiqet edhe nga shumë nëna në botë të cilat mund të rastisin të shikojnë tek djepi i të porsalindurit një flutur me ngjyrë lejla. Kjo është një praktikë që po përhapet në shumë vende të botës.

Cili është kuptimi?

Ja si filloi! Milli Smith dhe bashkëshorti Lewis Cann mësuan se do të bëheshin prindër të dy vajzave të bukura, por edhe pse shumë të lumtur në javën e 12 të shtatzanisë mësuan se njëra nga vajzat ishte prekur nga anencefalia e cila nuk e lejonte trurin e bebes të zhvillohej si duhej dhe për pasojë pas lindjes ajo do të mund të lëvizte për disa minuta për të shkuar më pas në qiell. Ky për këtë familje ishte si njëfarë “mallkimi” duke qënë se shumë shtatzani me binjake nuk arrinin të sillnin dy fëmijë në jetë edhe tek të afërmit e tyre.

Pavarësisht lajmit ata e jetuan shtatzaninë me shumë qetësi dhe emocion dhe në momentin e lindjes dy vajzat erdhën në jetë. Vajza me probleme arriti të mbijetonte për plot 3 orë duke befasuar të gjithë mjekët për t’u ndarë më pas përgjithmonë nga jeta. Callie, vajza tjetër u mbajt më pas për kontroll bashkë më fëmijët e tjerë. Asnjë nga prindërit e tjerë nuk e dinte atë që kishte ndodhur, dhe gjatë vizitës së nënës në dhomën e bebes, një nënë e dy binjakëve që qanin vazhdimisht ju drejtua Millit duke i thënë “qënke me fat që ke vetëm një!” Ky në të vërtetë ishte një koment i pafajshëm duke qënë se ajo nuk e dinte të vërtetën!

Nëna nuk ishte në gjendje të shpjegonte historinë e saj dhe gjeti një mënyrë për të informuar të tjerët pa përdorur fjalë. Ajo mendoi të vendoste një flutur lejla në djepin e fëmijës së saj dhe kjo ide u përhap në të gjithë botën. Sot ajo flutur gjendet tek të gjithë djepët e fëmijëve që erdhën në jetë pa motrën apo vëllain që kishin pranë gjatë shtatzanisë. Pra në këtë mënyrë do të evitohen shprehje apo pyetje të dhimbshme.

“Kingston hospital” në Britaninë e Madhe është një prej strukturave që ka vendosur ta praktikojë këtë gjë duke ju lehtësuar sadopak dhimbjen e komenteve prindërve.

Informoje miken tënde në lidhje me fluturën lejla!

Lexo edhe: Llojet e shtatzanive me binjake






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X