I dashur biri im, ti gjithnjë do të jesh djali im i vogël

0 0

I dashur biri im,

Sot do të kisha dashur të kthehesha pas. Do të kisha dashur të kthehem në kohë e të të mbaj si fëmijë. Do të doja të kisha mundësi që të ndieja lëkurën tënde dhe të të lëkundja pak më shumë. Do të doja që ta ndieja atë moment vetëm një herë tjetër në jetën time.

Kur shoh fotot e vjetra ku ti ishe vetëm një foshnje, me faqe të rrumbullakëta dhe duar të buta, pa vetëdije buzëqesh. Brenda zemrës sime diçka “bie” sepse kam një dëshirë shumë të madhe për të të shtrënguar, ndërsa ti të më bësh një milliard pyetje me zërin tënd të vogël, vetëm njëherë tjetër.

Ti tashmë je shtrirë në shtrat pranë meje me këmbët e tua “gjigante” që dalin nga batanija dhe mban një libër në duar. Si dhe kur ka kaluar kaq kohë, mendoj. Akoma e kujtoj momentin kur ti ishe vetëm një përshpëritje dhe një xixëllonjë në ëndrrat e mia. Dhe ja ku je tani, ky djalosh i madh që shpejt do të bëhet një burrë pasi unë të përplas qepallat edhe disa herë.

Ti ke talentin të rrotullosh sytë kur nuk bie dakord me mua dhe më thua: “Mami, më dëgjo vetëm një sekondë…” Ndërsa unë nuk jam shumë e mirë për të dëgjuar, e di këtë. Ne nuk jemi gjithmonë dakord dhe nganjëherë unë nuk merrem shumë me mosmarrëveshjet tona, por po punoj rreth kësaj.

Pa marrë parasysh të gjitha këto, ti je ende djali im i vockël. Edhe pse duart e tua janë më të mëdha se të miat, edhe pse tani të shoh teksa vjen i djersitur, ti je ende biri im i vogël dhe do të jesh kështu përgjithmonë.

Kur më kujtohen ato ditë kur ti ishe vetëm një ëndërr në zemrën time ose atëherë kur peshoje nëntë kilogramë në krahët e mi… as nuk më shkonte në mendje. Nuk e kisha idenë se çfarë djaloshi i jashtëzakonshëm do të bëheshe. Nuk e kisha idenë se si zemra ime do të shtrihej dhe do të rritej çdo ditë duke qenë nëna jote.

Nuk e kisha idenë se sa krenare dhe sa e dashuruar me ty do të isha.

Të isha nëna jote ka qenë më e ngatërruar se ç’e prisja. Unë kam bërë gabime shumë më tepër se ç’e kisha menduar, por kurrë në jetë nuk kam qenë më shumë krenare për ndonjë gjë që kam bërë gjatë rrugëtimit tim më shumë sesa për ty.

Ti më ke mësuar se ç’do të thotë dashuri e vërtetë.

Tani sapo u ngrite nga leximi dhe më puthe lehtë kur të thashë që mund të luash me videolojëra. Do të doja të kthehem pas por nuk mund të humbas asnjë sekondë tek të shikoj se si je bërë tani.

Të të rrisja ty ka qenë shumë më stresuese por edhe shumë më e mrekullueshme sesa e kisha menduar se do të ishte.

Nuk ka rëndësi sa ti do të rritesh sepse për mua do të jetë gjithmonë si 21 vjet më parë. Nuk është shumë por unë do të jem nëna jote dhe ti gjithmonë do të jesh djali im. Këto krahë do të jenë gjithnjë këtu për të të shtrënguar, këto veshë për të të dëgjuar dhe kjo zemër do të të mbajë përgjithmonë brenda.

Të të shoh ty sesa i ri je dhe sa i mrekullueshëm që je bërë, është dhurata më e çmuar që kurrë nuk do të kisha mundur ta marr po të mos ishe ti.

Ndonjëherë vërtet dua të kthehem pas në kohë, por s’ka rëndësi bir, sepse ti gjithmonë do të jesh djali im i vogël, sot dhe çdo ditë.

Me dashuri,

Nëna Jote

Lexo edhe: E di që një ditë do largohesh, por më premto që do kesh gjithmonë pak nevojë për mua.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X