Fëmijët janë ata që na “vjedhin” zemrën menjëherë, që na bëjnë t’i duam, t’i vështrojmë vazhdimisht edhe t’i kontrollojmë nëse marrin frymë ndërsa janë në gjumë… Fëmijët janë ata që na bëjnë të presim me padurim një buzëqeshje, dhe në një moment, krejt papritur ajo buzëqeshje vjen! Është pikërisht ky moment që na bën të ndihemi më të lumturit në botë para asaj fytyre të vogël që shpreh emocione pozitive.
Por ndonjëherë mund të pyesim veten, “përse qeshi bebi im”? Në lidhje me këtë na përgjigjen ekspertët me anën e një studimi të publikuar në “Plus One”.
Buzëqeshja e bebeve ndodh në mënyrë të vetëdijshme!
Ata e dinë se më ketë duhet të qeshin, dhe e përdorin atë si një mënyrë për të marrë një buzëqeshje edhe nga prindërit. Por nuk përfundon këtu, fëmija zgjedh edhe momentin e duhur për të shijuar në mënyrë të plotë këtë buzëqeshje.
Sipas Javier Movellan, studiues ne “Machine Perception Laboratory”, në Universitetin e Karolinës, edhe nëna e kupton mënyrën si vepron fëmija. Studiuesit janë ende duke u përpjekur të vërtetojnë se kjo buzëqeshje është e qëllimshme dhe se kjo tentativë për të ndërvepruar me prindërit vjen si pasojë e një mekanizmi konjuktiv të zhvilluar sipas moshës së fëmijës. Ndërsa presim rezultatet përfundimtare që do të na informojnë në lidhje me zhvillime interesante të fëmijës, na duhet të shijojmë dhe t’i përgjigjemi atyre buzëqeshjeve të mrekullueshme që vijnë nga fëmija jonë.
Lexo edhe: Pse femija im nuk buzeqesh ende?
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278
Loading ...
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu