Ecuria e shtatzanisë me djalë ndikohet nga niveli i stresit që nëna e ardhshme përjeton

Nëse jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë dhe dëshironi të keni një djalë, një studim ka treguar që mund t’ju duhet të praktikoni relaksimin.




0 0

Shekncëtarët kanë zbuluar se nënat që janë të stresuara kanë më shumë gjasa që të ngelin shtatzënë me vajza.

Pak më shumë se gjysma e foshnjave të lindura në të gjithë botën janë djem – por hulumtimi tregoi se vetëm një e treta e grave që treguan shenja stresi, të tilla si presioni i lartë i gjakut ose tendencën për të ngrënë shumë, ngelën shtatzënë më djalë.

Gjetjet e Universitetit Kolumbia nuk thonë se presionet e jetës së përditshme mund të ndryshojnë seksin e një fëmije në barkun e nënës.

Por ekspertët besojnë se gratë në ankth kanë më pak gjasa që  të kenë një shtatzani të suksesshme me një djalë, sepse fetuset mashkullorë janë më pak të fuqishëm.

Ata thonë se është e mundur që djemtë të jenë më të prekshëm nga hormonet e stresit në bark, që do të thotë që gratë mund të abortojnë, pa e ditur kurrë se ishin shtatzëna.

Studiuesit e kanë lidhur këtë model pas trazirave që kanë ndodhur në SHBA, siç janë sulmet terroriste të 11 shtatorit në New York City, pas së cilës numri i afërm i lindjeve të meshkujve u ul.

“Studimet kanë treguar se meshkujt janë më të prekshëm ndaj mjediseve të pafavorshme prenatale, duke sugjeruar që gratë me stres shumë të lartë mund të kenë më pak gjasa të lindin një mashkull për shkak të humbjes së shtatzanive të mëparshme me një fetus mashkull, shpesh edhe pa e ditur se ishin shtatëzëna.

Studiuesit mblodhën të dhëna për 27 tregues të stresit në 187 gra, nga 18 deri në 45 vjeç, duke përdorur pyetësorë, ditarë dhe vlerësime fizike gjatë gjithë shtatzanisë së tyre.

Ata i ndanë gratë në tre grupe – ato që kishin një shtatzani të shëndetshme pa stres dhe ato që tregonin shenja fizike ose psikologjike të stresit.

Në mesin e grave që ishin të stresuar psikologjikisht, vetëm 40 për qind lindën një djalë, ndërsa 60 perqind linden vajza.

Në mesin e grave që ishin të stresuara fizikisht, më pak se një e treta (31 për qind) lindën djalë, një raport prej nëntë vajzash ndaj çdo katër djemve.

Një në gjashtë gra ishin të stresuara psikologjikisht, zakonisht raportonin ndjenja negative gjatë ditës, duke u ndjerë të mbingarkuara ose duke treguar depresion dhe ankth.

Një numër i ngjashëm tregoi shenja të stresit fizik, të tilla si presioni i lartë i gjakut dhe tendenca për të konsumuar më shumë kalori.

Studiuesit panë se fetuset mashkullorë kanë më pak gjasa të mbijetojnë në kushte suboptimale për një sërë arsyesh biologjike.

Për shembull, fetuset mashkullorë janë më të ngadalshëm për t’u pjekur, gjë që i bën ata të preken më shumë nga stresi.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që fetuset femra janë më të forta dhe kanë më shumë gjasa të mbijetojnë.

Gjetjet u botuan në revistën Proceedings of the National Academy of Science.

Lexo edhe: Kur do ta kuptoj që foshnja që e kam në bark është vajzë apo djalë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X