Diabeti në shtatëzani, rrezikoni më shumë nëse jeni duke pritur djalë

Janë vetëm mundësi por kanë një probabilitet të lartë: një nënë shtatzënë që pret një djalë, rrezikon më shumë të zhvillojë diabetin gestacional.




0 0

Një studim i botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism dhe i kryer nga Universiteti i Torontos ka bërë hulumtim të shkëlqyeshëm ku janë përfshirë 643 mijë gra.

Anomalitë metabolike

Në hulumtim u analizuan shkallët e rasteve të diabetit dhe, përveçse u zbulua se gratë që presin një djalë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabet gestacional, ekspertët gjithashtu theksuan se gratë  tek të cilat manifestohet sëmundja kur janë duke pritur një vajzë, janë në rrezik më të madh për t’u diagnostikuar me diabet të tipit 2 pas shtatzënisë.

Kjo tregon se pacientet që kishin anomali më të rënda themelore metabolike, ishin më të ndjeshme  ndaj diabetit gestacional, edhe pa efektin e shtuar të një fetusi mashkull. Sipas autorëve, ky studim vërteton edhe njëherë që fëmija mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë shëndetin e nënës dhe të ndihmojë në parashikimin e rreziqeve të sëmundjeve të ardhshme.

Diabeti gestacional

Diabeti gestacional prek midis 1 dhe 14 përqind të grave shtatzëna dhe mund të rrisë rrezikun e hipertensionit, rrezikun që nëna t’i nënshtrohet një lindjeje cezariane ose të parakohshme, apo edhe të ketë komplikime gjatë lindjes së fëmijëve për shkak të peshës së tepërt të të porsalindurit. Diabeti gestinal ndodh kur një grua shtatzënë ka nivele më të larta të glukozës ose sheqerit në gjak sesa normalja. Gratë shtatzëna që vuajnë nga ky çrregullim kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit tip 2 në të ardhmen. Diabeti gestacional mendohet të ndodhë për shkak të një kombinimi të anomalive metabolike tek nëna dhe ndryshimeve të përkohshme që ndodhin gjatë shtatëzanisë. Gjetjet e hulumtimit tregojnë  që fetusi mashkull shkakton më shumë ndryshime metabolike sesa fetusi femër.

Lexo edhe: Obeziteti dhe diabeti gjatë shtatzënisë mund të sjellin autizëm tek fëmijët






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Në cilën javë mund të...

Kanceri në shtatzani është një ngjarje që do ishte mirë të mos ndodhte kurrë, sepse kjo sëmundje mund të ketë një ndikim psikologjik edhe më të rëndë sesa në kohë...

Tensioni i ulët në shatztani,...

Presioni i ulët i gjakut është një situatë mjaft e zakonshme tek gratë e reja dhe aq më tepër në shtatzani. Me nxehtësinë e verës, vlerat e presionit të gjakut...

Shumë pranë kurës që fëmija...

Testuar në një grup majmunësh, një trajtim i ri bazuar në një dozë të vetme të dy antitrupave, rezulton i aftë për të parandaluar transmetimin e HIVit nga nënat e...

Koronavirusi në shtatzani, a ka...

Koronavirusi në shtatzani Siç e dimë, koronavirusi ka ardhur deri në Itali e Greqi dhe rastet e infeksionit rriten orë pas ore, si dhe frika. Gratë shtatzëna sigurisht paraqiten në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X