Obeziteti dhe diabeti gjatë shtatzënisë mund të sjellin autizëm tek fëmijët

0 0

Obeziteti në shtatzëni është një fenomen në rritje. Gjithnjë e më shumë fëmijë lindin nga nënat obeze. Në dy dekadat nga viti 1994 deri në vitin 2014, shkalla e grave me këtë gjendje u rrit me 86%. Kjo do të kishte efekte serioze në zhvillimin e fetusit dhe së bashku me diabetin mund të shkaktonte autizëm tek të sapolindurit.

Rezultati i studimit amerikan

Foshnjet e lindura nga nënat obeze do të kishin rrezik më të madh për sëmundjet e zemrës, problemet metabolike dhe çrregullimet konjuktive ose të sjelljes. Hulumtimi i Shteteve të Bashkuara mbi shtatzëninë e nënës zbuloi se pesha e gruas shtatzënë ndikon në rastet e sëmundjes tek fëmijët, në lindje ose gjatë rritjes.

Nëse nëna është obeze aq më i madh është rreziku i autizmit tek fëmijët: Thomas Buchanan dhe ekipi i tij kërkimor kanë analizuar fenomenin në laboratorët e Universitetit të Karolinës Jugore.

Diabeti gjatë shtatzënisë: rreziqet për fëmijët

Ekziston një lidhje e fortë midis diabetit në shtatzëni dhe autizmit në fëmijëri. Nënat që ishin të diagnostikuara me diabet në javën e 26 të shtatzënisë kishin më shumë gjasa që të lindin një fëmijë me një çrregullim si autizmi. Lidhja u shfaq edhe sipas gradës së diabetit: sa më i ashpër dhe i parakohshëm ishte ai aq më të larta ishin rreziqet e autizmit.

Obeziteti i nënës dhe zhvillimi neurologjik i fëmijës

Ekipi hulumtues suedez i udhëhequr nga Catharina Lavebratt ka studiuar këtë situatë në një nivel edhe më të thellë. Studimi ndihmoi për të kuptuar sesa shumë obeziteti dhe diabeti i nënës ndikojnë në zhvillimin neurologjik të fëmijës. Përafërsisht 650 mijë lindje u analizuan në periudhën 2004-2014 në Finlandë.
Qëllimi: të përcaktohej marrëdhënia mes mbipeshës së nënës, diabetit pregestational, diabetit gestational dhe shëndetit mendor të fëmijëve.

Të dhënat e marra kanë treguar se nënat obeze ose me diabet para dhe gjatë shtatzënisë kanë fëmijë me rritje të rrezikut të zhvillimit të autizmit, çrregullime njohëse më shumë sesa nënat që nuk vuanin nga obeziteti apo diabeti. Lidhja midis problemeve neurologjike të fëmijëve dhe peshës së nënës është bërë e qartë.

Rezultatet nga testet e minjve

Një studim tjetër tek minjtë tregoi se kafshët e lindura nga nënat obeze tregojnë defiçite të sjelljes dhe njohjes.

E njëjta gjë vlen edhe për minjtë që prisnin fëmijë dhe ushqeheshin me një dietë ku kishte shumë yndyra. Analizat  e mostrës së analizuar treguan ndryshime të vazhdueshme në sjellje. Shkencëtarët gjithashtu vunë re një rënie të ndjeshme në mësimin dhe orientimin hapësinor. Këto janë çrregullime që ndodhin edhe tek brejtësit e rritur.

Lexo edhe: Diabeti gjate shtatzanise: te gjitha rreziqet per nenen dhe per femijet

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X