Kur do ta kuptoj që foshnja që e kam në bark është vajzë apo djalë?

0 0

Testi i shtatzanisë më në fund ka rezultuar pozitiv dhe tashmë ju jeni shtatzënë, ndërkohë ti mendon nëse je duke mbajtur në bark një vajzë apo një djalë, edhe pse zhvillimi i foshnjës, pavarësisht gjinisë, është gjëja më e rëndësishme, si edhe vijon në mënyrë të njëjtë për të dyja gjinitë.

Në të vërtet, krijohet një lloj fryrje nga e cila më vonë zhvillohet penisi ose klitori. Në këtë mënyrë vështirësohet dallimi i gjinisë në fazën e hershme të shtatzanisë me ultratinguj. Mendimin e parë, edhe pse ka gjasa të jetë më pak i saktë, gjinekologu mund të japë gjatë matjes së translucencës nuhale gjatë periudhës midis javës së 11 dhe 14 të shtatzanisë.

Rreth javës së 20 të shtatzanisë bëhet morfologjia e hershme e fetusit. Atëherë është koha më e mirë e përcaktimit të gjinisë së foshnjës me ndihmën e ultratingullit. Pra, organi gjenital i foshnjës është mirë i formuar, kurse pozita e foshnjës në mitër është e mirë dhe e përshtatshme që të shihet organi më qartë. Është shumë më lehtë të identifikohen djemtë për faktin që organet e tyre gjenitale janë më të theksuara.

Gjinia e foshnjës gjithashtu mund të përcaktohet me amniocentezë që bëhet midis javës së 15 dhe 20 të shtatzanisë, por duhet të njoftoheni për rrezikun që bart kjo metodë invazive diagnostifikuese. Ekziston rreziku i madh i abortit, lindjes së parakohshme, gjakderdhjes apo komplikimeve tjera.

MËNYRA MË E SHPEJTË DHE MË E SIGURT TË MËSONI GJININË E FOSHNJËS QYSH NË JAVËN E 10 TË SHTATZANISË!

Mënyra më e shpejtë për të mësuar gjininë e foshnjës tuaj bëhet me ndihmën e testit joinvaziv NIFTY, që nga java e 10-të e shtatzanisë. Testi NIFTY zbulon gjininë e foshnjës më së shpejti dhe me sigurinë më të madhe, për faktin se analizon mostrën e gjakut të nënës. Pra në gjakun e nënës gjithashtu gjendet ADN-ja e foshnjës që analizohet me teknologjinë më të avancuar.

Testi NIFTY gjithashtu, me më shumë se 99% të saktësisë, përcakton nëse ekziston rreziku që foshnja të ketë çrregullime kromozomale duke përfshirë sindromën Down, Edwards dhe Patau. Njëkohësisht teston rrezikun nga 60 sindroma relevante dhe duplikacioneve por edhe të aneuploditetit të kromozomeve gjinore. Pikërisht këto kromozomopati janë arsyeja e vërtetë pse nënat e ardhshme vendosin t’i nënshtrohen testit NIFTY. Vetëm testi NIFTY është plotësisht i sigurt, joinvaziv për fëmijën dhe nënën, dhe është prezent në më shumë se 50 shtete në mbarë botën! Në Shqiperi mund ta bëni në më tepër se 20 spitale dhe klinika. Mjeku juaj mund t’ju këshillojë se ku mund ta realizoni këte test, ose për me tepër informacion kontaktoni përfaqësuesen për Shqipërinë

Dëshironi të mësoni më shumë rreth testit NIFTY në fazën e hershme të shtatzanisë, klikoni në këtë link dhe lexoni më shumë: www.niftytest.al

Baby shoes for a boy and a girl

A MUND TË NDIHMOJNË EDHE BESIMET E VJETRA POPULLORE?

Pra, gjininë e foshnjës me më pak gjasa të jetë e saktë mund ta përcaktosh edhe vetë përmes besimeve të vjetra popullore. Thuhet, nëse vëren ndryshime në lëkurë (akne, puçrra) atëherë bartni në bark një vajzë, por nëse nuk ka ndryshime, atëherë bartni një djalë. Shtatzënat që gjatë fazës së shtatzanisë kanë flokë të forta dhe të shpeshta, bartin djem, kurse shtatzënat flokët e të cilave janë të dobëta dhe pa volum, bartin vajza.

Ndoshta në bark bartni një djalë nëse ju kanë rritur shputat e këmbëve (ndonjëherë për gjysmë numri), nëse gjatë shtatzënisë të përcjell kokëdhimbja, nëse flini në krahun e majtë, nëse thithat kanë marrë ngjyrë të mbyllët, dhe nëse gjiri i djathtë është më i madh sesa i majti apo nëse jeni më e shpërqendruar sesa zakonisht. Derisa shtatzënat që bartin vajza flenë më shumë në anën e djathtë, nuk kanë kokëdhimbje, dhe thithat nuk marrin ngjyrën e mbyllët, nuk ju rriten shputat, por ju rritet gjiri i majtë. Gjithashtu besohet se nëse foshnja gjëndet më poshtë në bark, atëherë është djalë, por nëse foshnja gjindet më lart atëherë është vajzë.

Po ti? A i besoni tregimeve të vjetra popullore, apo jeni më shumë për testin NIFTY i cili në mënyrë të sigurt do ta zbulojë gjininë e foshnjës?

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTY, vizitoni faqen www.niftytest.al, profilin në Instagram nifty_test_albania, llogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X