Cfare te bejme nese femija eshte podalik

0 0

Poicioni podalik nënkupton qëndrimin e fetusit me kokën lart dhe këmbët poshtë, duke filluar nga java e 32-të e shtatzanisë. Një situatë e tillë konsiderohet ende normale, edhe pse në javën e 32-të shumica e fëmijëve kthehen me kokën poshtë. Mundësitë që fëmija të kthehet vetë në pozicionin e duhur deri në term janë rreth 78% nëse është shtatzania e dytë apo e tretë, dhe 46% nëse është shtatzania e parë.
Nga java 32-34 nuk nevojitet ndërhyrje
Nuk ekziston ndonjë pozicion apo teknikë e cila mendohet se funksionon 100%. Akupunktura si edhe moksibustioni (shpimi dhe stimulimi termik në gishtin e vogël të këmbës) mendohen se janë metodat më efikase të deritanishme, megjithatë edhe ato nuk garantojnë plotësisht se fetusi do te kthehet. Sipas disa studimeve të bëra më efikas do të rezultonte metoda e ndërhyrjeve të jashtme për të kthyer fetusin me kokën poshtë.
Kontrolli i fetusit nga java e 35-të
Duke qënë se në javët paraardhëse nuk do të ishte e këshillueshme ndërhyrja e jashtme, këshillohet që në javën e 35-të të shtatzanisë gruaja të bëjë një ekografi me anën e së cilës të verifikohet pozicioni i fetusit, kjo nëse është shtatzania e parë, ndërsa në rast se gruaja e ka shtatzaninë e saj të dytë apo të tretë, ekografia këshillohet të bëhet në javën e 36-të të shtatzanisë. Nëse fetusi ka marrë pozicionin e përshtatshëm për lindje, pra me kokën poshtë gruaja duhet të presë derisa të nisë proçesi i lindjes në mënyrë spontane.
Nëse fetusi është ende në pozicion podalik dhe është shtatzania e parë nuk do të rekomandohet lindja natyrale. Zakonisht gruaja këshillohet të presë për të bërë lindje natyrale në disa raste të shtatëzanise së dyte, trete etj.
Nëse në javën e 35-36-të fetusi paraqitet ende podalik, gruaja ka 3 zgjidhje:
1- Nuk do të këshillohet të presë terminin me shpresën se fëmija mund të kthehet në mënyrë spontane dhe për pasojë të lindë në mënyrë natyrale. Kjo mund të ndodhë vetëm në 5-10% të shtatzanive, duke e bërë më të ulët këtë % nëse është shtatzania e parë. Nëse fëmija nuk do të kthehet në mëntyrë spontane gruaja duhet të bëjë lindje me operacion çezarian urgjencë në momentin që ka filluar proçesi i lindjes, dhe kjo nuk do të këshillohej sepse operacioni çezarian jo i programuar është më i rrezikshëm se ai i programuar.
2- Programimi i lindjes me operacion në javën e 39-të të shtatzanisë
Rreziqet që lindja me operacion paraqet janë më të mëdha krahasuar me lindjen normale, kjo si për fetusin ashtu edhe për nënën. Një ndër rreziqet që paraqitet për fëmijën është stresi respirator post-partum, dhe për këtë arsye zakonisht operacionet programohen të ndodhin në momentin që shtatzania ka arritur 38+6 javë dhe në pas. Nëse operacioni do të ishte i detyruar të bëhej para kësaj jave, gruas do t’i bëhej një injeksion intra-muskular që do të shërbente për të maturuar mushkëritë e bebit.
Cfarë rreziqesh paraqet periudha e pritjes nga java e 36-39-të të shtatzanisë?
– Rrezik për të filluar proçesin e lindjes në struktura jo të specializuara;
– Rrezik për shkëputje të parakohshme të plaçentës, gjë e cila do të shkaktonte pasoja shumë serioze në kordonin ombelikal.
3- Kryerja e një ndërhyrje të jashtme
Kjo manovër duhet të kryhet në kushte shumë të larta sigurie nga ana e personelit mjekësor. Kjo mund të ndodhë duke filluar nga java e 36-të nëse është shtatzania e parë, dhe nga java e 37-të nëse është shtatzania e dytë,e tretë etj.
Si ndodh kjo manovër?
Zakonisht kërkohet që gruaja të paraqitet në spital në mëngjes esëll për të bërë të gjitha analizat dhe kontrollet e nevojshme, për të vazhduar më pas me ekografinë, me anën e së cilës mjeku do të qartësojë pozicionin e fetusit, dhe sidomos të këmbëve, pozicionin e placentës, sasinë e lëngut amniotik, pozicionin e kordonit ombelikal si edhe përmasat dhe peshën e fetusit. Pasi përfundon ekografia mjeku monitoron për rreth 20 minuta rrahjet e zemrës së fëmijës.
Nëse gjithçka duket së është në rregull mjeku vazhdon me kryerjen e manovrës, e cila konsiston në ngritjen e të ndenjurave të fetusit duke pozicionuar njërën dorë në barkun e nënës, pas kockës pubike. Pasi të ndenjurat e bebit janë “shkëputur” nga legeni, fetusi është i lirë të lëvizë, dhe kjo mund të ndihmohet duke e shtypur me gisht në pjesën e pasme të kokës. Nëse nuk shfaqen pengesa, manovra do të kryhet brenda 1 minute dhe do të jetë e tolerueshme nga nëna. Sigurisht që e gjithë proçedura e lëvizjes do të monitorohet me anën e ekografisë dhe dëgjimit të rrahjeve të zemrës.
Komplikacioni më i madh që mendohet se mund të ndodhë është rrotullimi i shumëfishtë i kordonit ombelikal, gjë e cila do të kuptohet menjëherë nga mjeku pasi rrahjet e zemrës do të ngadalësoheshin, dhe për pasojë proçedura do të ndërpritej në mënyrë të menjëhershme. Pas ndërprerjes rrahjet e zemrës do të riktheheshin në frekuencën normale brenda disa sekondave. Për këtë arsye mjeku duhet të ketë kujdes që të ndërpresë manovrën në momentin që ajo shfaq rrezik për fëmijën duke proçeduar me programimin e lindjes me operacion çezarian.
Nëse manovra rezulton me sukses monitorohen për rreth një orë rrahjet e zemrës dhe më pas proçedohet edhe me një tjetër monitorim pasdite, një mëngjesin tjetër dhe një pas një jave, duke pritur për të filluar proçesi i lindjes natyrale.
Në rast se paraqiten komplikacione të tilla si kontraksionet, probleme me rrahjet e zemrës, gjakderdhje etj, proçedohet me ndërhyrje urgjente çezariane.

Lexoni edhe: Fetus podalik, cilat jane arsyet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X