Fetus podalik? Ja cilat jane arsyet

0 0

Shkaqet e një shtatëzanie podalike nuk kanë asnjë lidhje me sëmundjet kromozomike. Gjithcka ndodh për arsye mekanike dhe në raste të tillë duhet të programohet lindje me operacion çezarian, kjo pasi një lindje natyrale në këtë rast do të ishte me rrezik si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Cilat janë arsyet e një shtatëzanie podalike?

Zakonisht, gjatë trimestrit të fundit, fetusi duhet të pozicionohet me kokën poshtë në mënyrë që të jetë gati për në momentin e lindjes. Por jo gjithmonë ndodh kështu pasi fëmija mund të shkojë edhe në ditën e fundit të terminit me këmbët poshtë dhe kokën lart. Por çfarë e shkakton këtë? Nëna nuk duhet të mendojë se kjo ndodh për shkak se fëmija nuk do të dalë jashtë barkut, pasi ka fëmijë që dalin nga barku edhe nëse nuk janë gati ashtu siç ka fëmijë që nuk dalin edhe nëse janë gati. Të gjitha arsyet duhet të kërkohen tek uterusi i nënës, i cili kushtëzohet nga një ose disa faktorë të cilët pengojnë kthimin e fëmijës me kokën poshtë.

Cilët janë këta faktorë që pengojnë rrotullimin e fetusit?

Nëse në brendësi të uterusit gjenden mioma ose formacione beninje, fetusi mund të implatohet në fund të tij ose të marrë pozicione të cuditshme. Kryesisht janë miomat ato që pengojnë lëvizjen e fëmijës, duke mos e lejuar atë të rrotullohet me kokën poshtë. Kjo gjë ndodh edhe nëse plaçenta është e ulët. Në një rast të tillë fetusi pozicionohet me kokë lart dhe kështu qëndron deri në ditën e lindjes.

Po nëse në uterus nuk ka mioma dhe placentë të ulët?

Gjithcka duhet kërkuar tek forma e legenit, ku nëse ai është i ngushtë dhe asimetrik, mundësia për një shtatëzani podalike rritet. Në të gjitha rastet duhet folur me mjekun për të marrë në konsideratë aplikimin e metodave që do të ndihmojnë në rrotullimin e fetusit.

Artikuj te ngjashem:

Cfare te bejme nese femija eshte podalik

https://www.pernenat.al/kur-femija-eshte-podalik/






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X