Kur femija eshte podalik

0 1

Mos u shqetesoni nese femija juaj eshte ende me koken lart edhe pse shtatzania juaj mund te jete rreth 32-34 jave: ka ende kohe te kthehet. Edhe nese ai nuk e ben, mjeku do te sugjeroje lindje me prerje cezariane. Ja cfare duhet te tentoni te provoni per te ndryshuar pozicionin e femijes suaj:
Cfare nenkuptojme me “femije podalik”?
Ne me te shumten e rasteve, kur shtatzania eshte afer terminit, femija pozicionohet me koke poshte, gje e cila do te favorizoje lindjen normale. Rreth 3-4% te rasteve, ndodh e kunderta: koka e femijes qendron lart, ndersa kembet poshte. Pozicionimi i tille i femijes brenda barkut te nenes, quhet podalik.
Pozicionimi ne menyre podalike i femijes mund te jete i plote: nese femija eshte disi i “strukur” dhe i drejtuar nga kanali i lindjes me te gjithe gjymtyret e trupit, ose jo i plote: nese ai ka drejtuar drejt kanalit te lindjes kembet, gjunjet ose prapanicen.
Deri ne cilin moment mund te kthehet femija?
Nese femija juaj eshte ende ne pozicion podalik edhe pse tashme jeni afer terminit (psh: java 32-34 e shtatzanise), nuk duhet te shqetesoheni pasi ka ende kohe per te bere kete.
Zakonisht ky pozicion verehet tek femijet qe lindin premature. Pas javes 32-34 behet i veshtire kthimi i femijes ne pozicion normal, pasi vendi behet gjithnje edhe me i ngushte.
Perse femija qendron ne pozicion podalik edhe pse shtatzania mund te jete afer fundit?
Ende nuk jane gjetur shkaqet se perse femija qendron podalik edhe pse shtatzania mund te jete ne javet e fundit te saj. Disa studime hedhin disa hipoteza rreth faktoreve qe e shkaktojne kete pozicion. Ai ndodh nese:
– Kemi te bejme me nje shtatzani binjake.
– Shtatzania ne fjale eshte diagnostikuar me “placenta previa”.
– Placenta ka sasi mbi vlerat e lejuara te lengut amniotik (polihydramnios).
– Fetusi eshte i rrezikuar te linde nen peshe.
– Uterusi paraqet ndonje keqformim.
– Kemi te bejme me ndonje keqformim te fetusit.
– Mbartese e shtatzanise ne fjale eshte nje nene ne moshe te madhe.
– Nena ka konsumuar duhan gjate shtatzanise.
Eshte e domosdoshme lindja me prerje cezariane?
Zakonisht lindja e femijeve me pozicion podalik behet me prerje cezariane. Sipas mjekeve specialiste, kjo forme e lindjes se femijes ul ndjeshem rrezikun e vdekjes neonatal si dhe shmang rrezikun e ndonje komplikacioni tjeter te mundshem gjate lindjes.
Nese gruaja shtatzane deshiron me cdo kusht te beje nje lindje natyrale, duhet te keshillohet me mjekun gjinekolog, i cili duhet te kerkoje pjesemarrjen e mjekeve te specializuar per lindje podalike. Zakonisht lindja natyrale per te tille pozicionim te femijes nuk eshte absolutisht e keshillueshme nese:
– Pozicionimi i femijes ne menyre podalike eshte i komplikuar
– Femija krahas pozicionit podalik ka edhe ndonje menyre qendrimi te vecante, psh: nese koka eshte e drejtuar lart sikur eshte duke pare nga qielli
– Pesha e femijes eshte shume e madhe ose shume e vogel
– Shtatzania ka shfaqur ndonje komplikacion tjeter, si psh: pre-eklampsine e nenes.
Ne cdo rast, nese fetusi ende qendron me koken lart edhe pse po afron fundi i shtatzanise, para se ti drejtoheni bisturise provoni ndonje menyre qe i mundeson te voglit te kthehet ne pozicionin e duhur.
Eshte e mundur qe ta bejme femijen te kthehet ne menyre spontane ne pozicionin e duhur?
Po, eshte e mundur te behet kthimi i femijes me koke poshte nese perdoret menyra e: moksibusit dhe akupunktures.
Per metoden e moksibusionit ekzistojne prova konkrete te rasteve qe kjo menyre terapie ka beret e mundur kthimin e femijes.
Manovra te jashtme per kthimin e femijes me pozicion cefalik (koke poshte)
Kjo menyre duhet te praktikohet nga nje mjek specialist, i cili ben te mundur “spostimin” e fetusit duke prekur me dore barkun e gruas, kjo ndersa eshte duke vezhguar gjithcka nepermjet ekografise. Keshillohet praktikimi i kesaj menyre pas javes se 37-te te shtatzanise dhe deri para carjes se ujerave te femijes.
Efektet e mundshme anesore: kjo menyre nuk duhet praktikuar nese nena ka pasur sekrecione me gjak gjate diteve te meparshme, nese rrahjet e zemres se fetusit paraqesin ndonje anomali, ne rast se kemi te bejme me mungese te lengut amniotik, nese nena ka bere ndonje nderhyrje cezariane te meparshme ose nese mjeku konstaton ndonje problem tjeter te shendetit te nenes ose se femijes. Megjithese ne raste te rralla, ndonjehere paraqitet rreziku i shkeputjes se placentes, hemorragjise ose carjes se mitres.
Moksibustioni dhe akupunktura
E thene ndryshe edhe moksa, moksibusitoni eshte nje praktike totalisht e pademshme qe e ka origjinen nga mjekesia tradicionale kineze. Kjo behet duke afruar nje cigare me Artemisia tek gishti i vogel i kembes se gruas shtatzane. Djegia stimulon nje fshikez qe lidhet me uterusin (mitren) dhe kjo do te shkaktonte levizjen e femijes, duke shpresuar se do te merrte pozicionin e duhur.
Kjo praktike mund te praktikohet duke filluar nga java e 32-te e shtatzanise dhe duhet te praktikohet nga nje mjek gjinekolog ose nga nje specialist i fushes, i cili i meson babait te ardhshem si ta praktikoje gjate diteve ne vazhdim. Kjo terapi duhet te vazhdoje rreth 7-10 dite dhe gjate praktikimit te saj gruaja duhet te qendroje shtrire duke vendosur disa jasteke poshte legenit, te cilet ndihmojne femijen te levize me me lehtesi.
Efektet e mundshme anesore:
– Aroma e cliruar nga djegia e artemisias mund te rezultoje e bezdisshme per nenene e ardhshme, po ashtu edhe jasteku i vendosur poshte legenit. Nese ndodh keshtu ju mund te qendroni ne pozicion anash.
– Edhe pse mund ti nenshtroheni disa terapive te mokses dhe akupunktures, nuk eshte totalisht e garantuar se do te kete 100% sukses dhe se femija do te kthehet ne pozicionin cefalik.

Lexoni edhe: Cfare te bejme nese femija eshte podalik?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X