Të vjellat e mëngjesit, gjinjtë që dhembin, këmbët e fryra – lista e simptomave të zakonshme të shtatzënisë vazhdon dhe vazhdon. Por një përvojë më pak e njohur e nënës në pritje janë ndryshimet në shikim. Pothuajse 40 për qind e nënave të reja nuk e dinë se shikimi i tyre mund të ndryshojë gjatë shtatzënisë, por këto ndryshime ndodhin në më shumë se 16% të rasteve, sipas një sondazhi të ri nga Shoqata Amerikane Optometrike (AOA).
Besoni apo jo, ndryshimi i niveleve të hormoneve tuaja mund të ndikojë shumë në shikimin tuaj. Për shembull, studimi tregon nëse një grua mban ujë, lëngu mund të ngrihet prapa syrit ose brenda në sy, duke shkaktuar ndryshime në formën e kornesë. Kjo është arsyeja pse gratë shtatzëna duhet të mbajnë mjekun e tyre të infromuar rreth çdo gjendjeje të mëparshme, të tilla si glaukoma, presioni i lartë i gjakut ose diabeti, në mënyrë që ata të mund të monitorojnë ndryshimet në shikimin e tyre.
“Një rregull i mirë është që sapo të vëreni ndryshimin minimal në shikim, të njoftoni mjekun.
Problemet e përbashkëta të syve të shkaktuara nga shtatzënia mund të përfshijnë: sy të thatë, migrenë, shikim të turbullt dhe ndjeshmëri ndaj dritës.
Nëse mendoni se po përjetoni këto simptoma apo jo, është një ide e mirë të kontrolloni sytë te mjeku juaj. “Shëndeti jauj dhe shëndeti i fëmijës janë të rëndësishëm, dhe kontrollimi i të gjitha simptomave të pazakonta mund të ndihmojë që të keni një shtatzëni të shëndetshme nga fillimi në fund”, thotë Pierce.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu